Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Humbi 3.600 euro nga goli që VAR i anulloi Milik: hedh në gjyq Lega Serie A

Lapsi.al 11 October 2022
Humbi 3.600 euro nga goli që VAR i anulloi Milik: hedh në gjyq Lega

Lega Serie A është paditur nga një tifoz. I gjithë faji i golit të Milik i anuluar nga VAR në ndeshjen mes Juventus dhe Salernitana. Tifozi, një avokat nga Umbria, humbi një bast dhe vendosi të paraqiste një peticion në Perugia. Seanca e parë është caktuar për 7 dhjetor.

Ky është ndoshta një nga gabimet më të rënda që kur është aplikuar VAR. Juventus priste Salernitanën në Allianz Stadium, në javën e gjashtë të kampionatit, por në fund shpërthyen polemikat. Milik shënoi golin e 3-2, por u anulua për shkak të pozicionit të Bonuccit. Protestat bardh e zi lindën për pozicionin e Candrevës, që mbante në lojë Bonucci. Pamjet e qarkulluara pas ndeshjes ishin të qarta. Kështu, një gabim që i kushtoi Juventusit 2 pikë, por jo vetëm atyre.

Lexo më tej: Skandali i golit të anulluar të Milik, Bonucci: “Candreva më mbante në lojë, VAR e injoroi”

Për shkak të vendimit të VAR, një avokat perugian humbi fitoren e 3 mijë e 600 eurove të bastit. Ai vendosi të kërkonte dëmshpërblim nga Lega Serie A. Avokati, i ndihmuar nga kolegu i tij Andrea Colavita, në denoncimin e tij iu referua një gabimi "fajtor dhe vendimtar". Sipas tyre gafa ka shkaktuar "dëm të padrejtë, me pasojë humbjen e mundësisë për të realizuar një përfitim të konsiderueshëm ekonomik”. Për avokatin është “çështje parimi”. Sepse, thotë ai, këtë herë ka ndodhur diçka shumë më e rëndë se gabimi i thjeshtë i një arbitri, por përdorimi i teknologjisë “në mënyrë krejtësisht të gabuar”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI