Flash

Champions/ Juventus nuk duhet të gabojë, Milan rrezikon shumë kundër Chelsea: Sevilla pret një mrekulli

Lapsi.al 11 October 2022
Champions/ Juventus nuk duhet të gabojë, Milan rrezikon shumë

Në Champions, ndeshjet në grupe nisin të bëhen vendimtare. E shumë skuadra që rrezikojnë daljen e parakohëshme në rast dështimi. Kjo nuk mund të thuhet absolutisht për Real Madrid, që me një fitore ndaj shakhtar hipotekon vendin e parë. Por vlen plotësisht për Milan e Juventus, që nuk e kishin menduar se do të ishin në këtë pikë në raundin e katërt. Për Sevilla akoma edhe më e rëndë situate, i duhet një mrekulli për tu kthyer në lojë.

REVANSHI

Një e martë vendimtare e Champions për Milan dhe Juventus. Kuqezinjtë janë thirrur në cështje në një revansh kundër Chelsea, pas ndeshjes së parë 3-0. Skuadra e Pioli duhet të shmangë një tjetër hap të gabuar, për të mos kompromentuar situatën në grupin E. San Siro do të jetë pothuajse e tejmbushur për t'i dhënë shtysë skuadrës vendase. Optimizmi është rritur pas fitores në kampionat kundër bardhezinjve. Për teknikun Pioli një tjetër test i rëndësishëm. Trajneri i kuqezinjve kërkon të lërë pas ndeshjen e Stamford Bridge, të kataloguar si “episodik”. Por thënia në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes duhet konfirmuar në San Siro.

PA ALTERNATIVA

Juventus fluturoi drejt Izraelit dhe kanë vetëm një rezultat ai alternativë. Duhet fitorja për të mos i thënë lamtumirë herët kompeticionit më të lartë europian. Pas suksesit të javës së kaluar ndaj Maccabi Haifa, skuadra e Allegrit është thirrur të përsërisë veten. Kjo është e vetmja mënyrë për të vazhduar shpresën për një kualifikim të komplikuar, pavarësisht rezultatit Psg-Benfica. Për Allegri është nata e së vërtetës. Trajneri i Juventusit duhet të fitojë për të shpëtuar edhe pankinën e tij. Një disfatë apo edhe një barazim, pak do të ndryshonte, kjo mbrëmje do të rrezikonte seriozisht pozicionin e tij. Në Haifa sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, rezultati i ndeshjen e parë 3-1 në Stadium është gënjeshtar. Izraelitët në Torino ishin afër barazimit dhe sonte (ora 18:45) do të kenë edhe shtytjen e publikut të tyre.

KËRKOHET MREKULLI

Për Manchester City në Grupin G gjithcka është e thjeshtë. Me pikë të plota, anglezët mund të mbyllin historinë e vendit të parë me një fitore tjetër kundër Copenhagen. Transferta kundër vendit të fundit nuk është e pakalueshme për të besuarit e Guardiolës. Më pikante ndeshja tjetër. Në Dortmund, spanjollët e Sevilla janë thirrur për një mission të vështirë. Me vetëm një pikë ata duhet të mposhtin Borussia e vendit të dytë dhe të shpresojnë pastaj për vazhdimin e mrekullisë. Kualifikimi duket për momentin i pamundur, por andaluzianët do ta provojnë deri në fund.

NDESHJET E MBRËMJES

Champions League Group E

21:00 AC Milan - Chelsea

21:00 Dinamo Zagreb - FC Salzburg

Champions League Group F

21:00 Celtic - RB Leipzig

21:00 Shakhtar Donetsk - Real Madrid

Champions League Group G

18:45 FC Copenhagen - Manchester City

21:00 Borussia Dortmund - Sevilla

Champions League Group H

18:45 Maccabi Haifa - Juventus

21:00 Paris Saint-Germain - Benfica

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI