Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Nga dollapi zhduken 100 palë këpucë luksoze: Ilary Blasi akuzon se 'hajduti' është Totti

Lapsi.al 11 October 2022
Nga dollapi zhduken 100 palë këpucë luksoze: Ilary Blasi akuzon

Është një divorc që po bëhet gjithnjë e më shumë një telenovelë mes ish-kapitenit të Romës, Francesco Totti, dhe gruas së tij Ilary Blasi. Është folur për çanta të zhdukura, Rolex, shantazhe dhe inate të mëdha mes bashkëshortëve. Tani janë shtuar në listë edhe këpucët. Sipas asaj që raporton Messaggero, në fakt, në inventarin që Blasi i ka dorëzuar gjykatësit, ka mangësi. Krahas bizhuterive, në listë ka patur një numër të madh këpucësh dhe sandalesh nga Jimmy Choo, Amina Muaddi, Chanel, Le Silla, Casadei. Përveç atleteve të markës Gucci. Thesare të vërteta, disa prej të cilave do të kushtonin deri në 4 mijë euro.

Fajtor për “vjedhjen” është vetë Totti, i cili pas “grabitjes së Rolex” të kryer nga showgirl-i, i kishte marrë çantat, bizhuteritë dhe këpucët, në vend që t’i kthente. "Ajo shkoi me babanë e saj për të zbrazur kutitë e kasafortës dhe më mori koleksionin e orëve. Ka disa Rolex me vlerë shumë të madhe. E çfarë të bëja? Ia fsheha çantat, duke shpresuar për një shkëmbim", pranoi kampioni roman gjatë intervistës me Corriere della Sera.

LËVIZJET

E pikërisht për të rimarrë të gjitha gjërat e saj, prezantuesja Ilary Blasi trokiti në derën e gjykatës civile të Romës. Seanca do të fillojë më 14 tetor. E nëse lufta midis mbretit dhe ish-mbretëreshës së Romës duket e ndezur, në realitet janë vetëm lëvizjet e para. Pritja është e gjitha për fillimin e divorcit që do të shohë në qendër të mosmarrëveshjes kompensimin e madh për mbajtjen e tre fëmijëve të çiftit.

Ndërkohë, tashmë Totti duket se ka lënë apartamentin e tij luksoz në zonën Eur, për t'u transferuar në Romën e Veriut. Lëvizje kjo për të qenë pranë partneres së tij të re Noemi Bocchi. Burime pranë ish-kapitenit të verdhekuqve flasin për një zonë të famshme me pishinë dhe fusha tenisi në Piazza Stefano Jacini. Kjo do të ishte rezidenca e re e Pupones.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI