Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Milinkovic-Savic, në skadencë në 2024 dhe me premtimin e Lotitos: Juventus gati ta marrë në janar

Lapsi.al 11 October 2022
Milinkovic-Savic, në skadencë në 2024 dhe me premtimin e Lotitos:

Juve ka zgjedhur Milinkovic-Savic e në janar do të tentojë të bindë Lazion për ta sjellë në Torino. Lajmin e zbulon Gazzetta dello Sport, që shpjegon se humbja në San Siro kundër Milanit i ka bindur drejtuesit e Juventus. E gjitha për të ndryshuar një sezon që filloi me shumë vështirësi. Për ta bërë, është e nevojshme të ngrihet menjëherë niveli i cilësisë. E serbi, shtatë asistime dhe tre gola në nëntë javët e para të Serie A, duket njeriu i duhur. Si për cilësitë fizike dhe teknike të padiskutueshme, ashtu edhe për situatën kontraktuale. Milinkovic-Savic në fakt shkon në skadencë në vitin 2024 dhe gjithashtu ka marrë edhe një premtim. Lotito i ka garantuar se do ta lërë të largohet, në rast të një oferte të nivelit të lartë.

SITUATA

Ofertë që nuk erdhi në verë, por që Juventus është gati ta bëjë në funksion të janarit. Sezoni sapo ka nisur, por bardhezinjtë tashmë janë në kërkim të pikës së kthesës. Klubi po ëndërron goditjen e madhe për të përmirësuar performancat. Dicka e ngjashme me ndërhyrjen e një viti më parë, kur nga Fiorentina erdhi Vlahovic.

Lexo më tej: Menaxheri i Milinkovic provokon Juventus e Milan: “E duan, por Sergej kushton shumë për ata”

Lotito ka kërkuar gjithnjë një shifër të ekzagjeruar (të paktën 100 milionë) për lojtarin më të rëndësishëm të mesfushës. Por skadimi i kontratës kaq afër dhe 'pakti i nderit' që ekziston mes presidentit të Lazios dhe Milinkovic-Savic mund të ulë ndjeshëm kërkesën. Gazeta flet për një ofertë të klubit të Juventusit prej 50-60 milionë me bonuse, por ka një problem. Përpara se ta prezantojë te Lotito, bardhezinjtë duhet të sakrifikojnë të paktën një lojtar në atë rol. I dyshuari kryesor është Weston Mc Kennie, i cili ka merkato veçanërisht në Bundesligë.

Në pritje të rikthimit të Pogba, Allegri ëndërron serbin për të nisur pikën e kthesës. E Juventusi, që ka konfirmuar edhe një herë besimin te trajneri, është vënë tashmë në punë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI