Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Champions/ Një Camp Nou ‘intimidues’ për Interin, përdoret çdo mënyrë për fitore nga Barça: ja ndeshjet e sotme

Lapsi.al 12 October 2022
Champions/ Një Camp Nou ‘intimidues’ për Interin,

E mërkura e Champions zbret në fushë katër grupet e para, me sfida shumë të rëndësishme që mund të vendosin kualifikimin. Ose edhe daljen e shpejtë nga turneu. Shumë takime delikate, por vëmendja është gjithësesi e përqendruar në ndeshjen e madhe të Camp Nou. Barça pret Inter në një ndeshje vendimtare për kualifikimin. Në Skoci një derbi interesant mes Rangers e Liverpool. Skuadra e Klopp shpreson të vendosë nën presion Napolin për kren e grupit.

BETEJA E CAMP NOU

Vendimtare për atë që përfaqësojnë dy skuadrat, për peshën që ka për kalimin në 1/8 dhe për polemikat e ndeshjes së parë, që e kanë përcjellë tensionin edhe në 90 minutat e Camp Nou. Tifozët blaugrana nuk e kanë harruar ende dorën e pasinjalizuar të Dumfries dhe intonuan koret anti-Inter që në sfidën e kampionatit kundër Celta Vigo. Tani Xavi pret reagimin e të tijve, të udhëhequr nga Lewandowski. Barça e ka të qartë se një fitore e munguar është praktikisht eliminim.

Nëse tekniku i Barcës ka yllin e tij të skuadrës, Inzaghi në anën tjetër duhet të bëjë pa Lukakun. Belgu nuk është ende gati dyzet ditë pas dëmtimit të pësuar si pasojë e ndeshjes së Olimpico kundër Lazios, por mungon edhe Correa. Për Inzaghin janë vetëm Dzeko dhe Lautaro në dispozicion. Megjithatë, nuk është e sigurt që trajneri zikaltër zgjedh automatikisht t’i hedhë në fushë që në minutën e parë. Në orët e fundit ka marrë formë edhe ideja për të avancuar Mkhitaryan pas Lautaro, duke forcuar mesfushën me Gagliardinin. Një zgjidhje që në letër duket se mund të garantojë mbulim fizik më të madh, por që do të ulte në mënyrë të pashmangshme cilësinë e mesfushës.

Me Bayern që vulos kualifikimin me një fitore kundër Viktoria Plzen, Barça duhet ta luajë direkt me zikaltrit kalimin në 1/8 dhe një fitore me dy gola do ti bënte punë.

PËRPLASJET E TJERA

Për Grupin A, Napoli hipotekon kualifikimin në rast fitore në shtëpi kundër Ajax, duke hedhur një hap të sigurtë drejt vendit të parë, që kërcënohet nga Liverpool, tre pika prapa, por me sfidën me Rangers të vendit të fundit.

Atletico Madrid shpreson në efektin Metropolitano për të mundur surprizuesit e Bruges, me pikë të plota deri tani në Grupin B. Simeone duhet të sigurojë kualifikimin në rivalitet me Leverkusen e Porto, që luajnë mes tyre, me të tre ekipet nga 3 pikë.

Situatë delikate edhe në Grupin D ku Tottenham e Frankfurt vendosin shumë në takimin mes tyre, ndërsa Sporting kryesues pret në Lisbonë vendin e fundit, Marseille. Francezët megjithëse të fundit janë vetëm një fitore larg vendit të parë, sa për të treguar ngjeshjen e renditjes.

Champions League Group A

18:45 Napoli - Ajax

21:00 Rangers - Liverpool

Champions League Group B

18:45 Atletico Madrid - Club Brugge

21:00 Bayer Leverkusen - FC Porto

Champions League Group C

21:00 Barcelona - Inter

21:00 Viktoria Plzen - Bayern Munich

Champions League Group D

21:00 Sporting CP - Marseille

21:00 Tottenham Hotspur - Eintracht Frankfurt

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI