Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Dybala, në garë me kohën për Katarin: rezonanca magnetike saktëson 4-6 javë jashtë fushave

Lapsi.al 12 October 2022
Dybala, në garë me kohën për Katarin: rezonanca magnetike

Dëmtimi i rektusit femoris të majtë. Ky është rezultati i rezonancës që iu nënshtrua Paulo Dybala një ditë pas dëmtimit të pësuar në kampionat ndaj Lecce. Joya ka nisur tashmë procesin e rikuperimit: rikthimi në fushë pritet pas 4-6 javësh. Roma, në këtë pikë, do ta ketë tashmë në dispozicion vetëm në vitin 2023, ndërsa Argjentina mund të shpresojë ende. Edhe pse është një garë e vërtetë me kohën, për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar që do të fillojë më 20 nëntor.

Rezonanca magnetike ka konfirmuar rezultatet e ekografisë të kryer të hënën. Në rastin më të mirë, ndalesa do të ishte një muaj. Kjo për Romën do të thotë lamtumirë në vitin 2023. Ndërsa Argjentina mund të shpresojë për ta rikuperuar. Gjithnjë duke shpresuar që nuk ka komplikime dhe ndalesa nuk do të zgjatet. Në fakt, nëse javët bëhen 6, atëherë Dybala do të detyrohej të ngrinte flamurin e bardhë dhe t'i thoshte lamtumirë Katarit 2022.

Lexo më tej: I ndodh si te Juventus: Dybala dëmtohet, rrezikon Botërorin e Katarit

Dybala u dëmtua mbrëmjen e së dielës në ndeshjen e Olimpico kundër Lecce. Argjentinasi e ndjeu problemin sapo ekzekutoi penalltinë për golin e fitores 2-1. Pasi goditi topin e shënoi golin vendimtar, argjentinasi ndjeu një dhimbje dhe kërkoi zëvendësimin. Dybala doli nga fusha me fytyrën e tij dukshëm të shqetësuar.

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI