Flash

"Allegri, mos u dorëhiq kurrë": parrulla të tifozëve të Juventus kundër presidentit e lojtarëve

Lapsi.al 13 October 2022
"Allegri, mos u dorëhiq kurrë": parrulla të

Nuk njeh zbutje zemërimi i tifozëve të Juventus, pas humbjes në Champions League ndaj Maccabi Haifa. Dy parrulla u shfaqën jashtë stadiumit e çuditërisht janë në mbrojtje të teknikut Allegri. Qendrimi i ultrasve bardhezinj është i qartë. Ata kanë drejtuar gishtin nga lojtarët dhe presidenti Agnelli. "Allegri mos jepni kurrë dorëheqjen! Kush rremon kundër ... nuk është i denjë për këtë fanellë", shkruhet te parrulla e parë. E dyta ishte edhe më e drejtpërdrejtë: "Agnelli largohu".

Situata ishte edhe më parë e ndërlikuar, por pas humbjes me Maccabi Haifa, gjërat janë përkeqësuar. Presidenti Agnelli pas ndeshjes rikonfirmoi teknikun Allegri, por dyshimet janë se është e përkohëshme. Në këtë pikë, tifozët janë rreshtuar në mbrojtje të teknikut, duke cilësuar fajtorë lojtarët.

Lexo më tej: “Nuk fitojmë dot një kontrast, duhet të na vijë turp”: presidenti Agnelli konfirmon Allegrin

Sulmi kundër presidentit Agnelli është i pari, që kur Andrea ka ardhur në krye të klubit. Situata është e vështirë dhe bardhezinjtë janë të grumbulluar. Një vendim që shpresohet të rikthejë përqendrimin e humbur.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI