Flash

I ndaluan ngjyrat zikaltër në stadium, Inzaghi thumbon blaugranat: "Këtu në Barcelonë do kujtohen gjatë për ne"

Lapsi.al 13 October 2022
I ndaluan ngjyrat zikaltër në stadium, Inzaghi thumbon blaugranat:

Ngazëllimi për fitoren është ende në mushkëritë e tifozëve të Interit, por 3-3 e rrëmbyer në Barcelonë i mban zikaltrit të favorizuar. Një situatë avantazhi e jashtëzakonshme në renditje, pavarësisht se kualifikimi aritmetik u zhduk në kohën shtesë. Simone Inzaghi, i përjashtuar me karton të kuq në sekondat e fundit të ndeshjes, e di se një fitore në shtëpi ndaj Viktoria Plzen do të mjaftojë për të hyrë në 1/8: “I urova djemtë për ndeshjen e madhe – ishin fjalët e trajnerit –, ne kemi krijuar shumë dhe kemi vuajtur kur duhet. Duke fituar do të kishim mbyllur grupin dy ndeshje më herët, por tani kemi Plzen. Problemi i Barcelonës është se gjeti Inter përballë, këtu në Spanjë do të kujtohen gjatë për ne".

Inzaghi vazhdoi pastaj analizën e ndeshjes: "E dinim se duhej të kishim guxim, që në pjesën e parë kishim krijuar shumë. Në interval u thashë djemve të qetësoheshin. Dyshimet e mia për modulin? E kam menduar vetëm në prag të ndeshjes, sepse kisha dy sulmues në dispozicion. Përndryshe nuk do të kishte asnjë balotazh”.

Lexo më tej: “Ndalohen ngjyrat e Inter në zonat e Camp Nou për vendasit”: Barça izolon ngjyrat zikaltër vetëm në një sektor

Tekniku megjithatë mundohet të harrojë mundësinë e humbur nga Asllani: "Ka keqardhje, por nuk jam i befasuar nga kjo paraqitje. Duhet të kujtojmë se çfarë ka bërë kjo skuadër në 15 muajt e fundit. Lukaku dhe Correa? Për ata të dy ka shpresë që t'i kem të dielën, më pak për Brozovic”. Tani në fakt vjen kampionati: “Kemi Salernitanën dhe Fiorentinën, për Viktoria Plzen do ta mendojmë më vonë. Aty kemi sigurinë që Meazza të jetë plot si gjithmonë”.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI