Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Video/ João Felix bën nxemjen, Simeone e injoron: reagimi i portugezit është nervoz

Lapsi.al 13 October 2022
Video/ João Felix bën nxemjen, Simeone e injoron: reagimi i
Atletico Madrid, në ditën e katërt të fazës së grupeve të Champions League, nuk shkoi përtej barazimit me Brugge. Belgët, falë 0-0 në Wanda Metropolitano, kualifikohen në raundin tjetër. Për Colchoneros, megjithatë, situata bëhet e ndërlikuar. Skuadra e Simeones është në vendin e tretë të renditjes, edhe pas Portos dhe kualifikimi është i vështirë. Pavarësisht se dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, Atletico nuk mundi të gjente një mënyrë për të fituar. Ishte një mbrëmje e sikletshme për spanjollët, të cilëve iu anuluan dy gola. Por ishte një mbrëmje jashtëzakonisht e sikletshme veçanërisht për João Felix, i tërbuar në pankinë. Portugezi, i cili mbërriti në Madrid nga Benfica në vitin 2019 për 126 milionë, nuk ishte titullar për të katërten herë radhazi. Në gjysmën e fundit të ndeshjes, 22-vjeçari filloi nxemjen dhe u duk se kishte shansin e tij. Në fund, megjithatë, tekniku i Atletico Madrid, Diego Simeone zgjodhi një mesfushor mbrojtës. Axel Witsel zëvendësoi sulmuesin Antoine Griezmann. Skuadrës së tij i duhej një gol për të fituar, por El Cholo preferoi belgun. João Felix nuk e fshehu zhgënjimin e tij. Portugezi u tërbua dhe teksa iu afrua pankinës, hodhi jelekun me neveri. 22-vjeçari u ul në stol, duke treguar gjithë zemërimin e tij. Por kjo nuk është e gjitha. Në fund të ndeshjes, lojtarët e Atleticos dolën për të falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre. Të gjithë, përveç João Felix, i cili u largua duke shkuar në dhomat e zhveshjes.

REAGIMI NË RRJET

Më pas, në rrjetet sociale, ai u përball edhe me Diego Simeone dhe klubin. Pas ndeshjes, sulmuesi “pëlqeu” një tëeet të një tifozi të Benfica, që shkruante: “Këtu je i respektuar. Kthehu në shtëpi, João”. Një pëlqim që u zhduk pas disa minutash. João, këtë sezon, ka vuajtur për të gjetur hapësirë në skuadrën e Simeones. Portugezi ka bërë 12 paraqitje deri më tani dhe nuk ka shënuar ende.

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI