Flash

Perez përmendi Super League, Ceferin replikon: "Një problem që nuk ekziston më, nga 2024 Champions më interesante"

Lapsi.al 3 October 2022
Perez përmendi Super League, Ceferin replikon: "Një problem

Sapo përmendet 'Madrid' dhe Aleksander Ceferin bëhet serioz. I verbuar deri në atë masë nga fjala Super League, saqë kur flet për “momentin më të vështirë” që kur është president i UEFA-s, rendit me radhë fillimisht turneun e ideuar nga Real, Juventus e Barca dhe pastaj Covid. Numri 1 i UEFA-s nënvizon se në valën e parë të fortë futbolli europian i rezistoi goditjes. E, sipas tij, "ndoshta sot është më i bashkuar se sa ka qenë ndonjëherë në të kaluarën". Por ai projekt, i cili u shkatërrua dy vjet më parë, vazhdon të përpiqet të bëjë rrugën e tij. Florentino Perez është rikthyer të flasë për të nga Spanja, duke propozuar edhe një herë një Super League që bashkon të gjitha klubet më të mira evropiane, për të ndaluar “dekadencën e futbollit”.

SUPERLIGA

Numri 1 i UEFA-s i përgjigjet me një bllokim të pastër: “Një ide idiote” që “u mundua të prishë futbollin”. Flet në të shkuarën, Ceferin, duke iu përgjigjur prerë se "kemi folur shumë gjatë për Super League, për mua është një problem që nuk ekziston më. Më thanë se çfarë ndodhi dje, kjo vërtetoi edhe një herë se ideja është të mbyllet gjithçka, që nuk do të luhet më me klube të vogla. E se i gjithë modeli evropian duhet të ndryshojë. Do të ishte një gabim i madh dhe nuk dua të flas më për këtë."

CONFERENCE LEAGUE

E ripërsërit nga Roma, nga ku me një nuancë krenarie nënvizon edhe se “Conference ishte e suksesshme, me Romën që fitoi një finale më të ndjekur se ajo e Europa League”. Finalja e Tiranës është konsideruar një sukses i madh nga Ceferin, ku verdhekuqtë mposhtën Feyenoord.

CHAMPIONS I RI

Ceferin foli edhe për formatin e ardhshëm të Champions League dhe Europa League, që do të hyjë në fuqi në vitin 2024: "Sistemi do të përmirësohet dhe do të ketë konkurrencë më të hapur. Do të jetë një sistem shumë më interesant. Do të ketë katër skuadra më shumë në Champions League dhe Europa League. Do të jetë një sistem kampionati, pak a shumë të gjithë do të luajnë me të gjithë. Nuk do të ketë më kategori, do të jetë shumë më interesante, jam i sigurt".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI