Flash

Arrestohet si shpërndarës Quarto: fëmija i dikurshëm që u kurua falë "Ndeshjes në baltë" të Maradonës

Lapsi.al 3 October 2022
Arrestohet si shpërndarës Quarto: fëmija i dikurshëm që

Nga një çështje për Librin e Zemrës në një histori krimi. Luca Quarto, 38-vjeçari që kur ishte fëmijë u ndihmua nga Diego Armando Maradona, është arrestuar në Rimini. Motivi i arrestimit janë akuzat për shpërndarje të substancave të ndaluara.

Në vitin 1985, Quarto ishte pak më shumë se një vjeç kur prindërit e tij e çuan në Zvicër për një operacion në qiellzë. Operacioni u bë i mundur falë fondeve të mbledhura gjatë një ndeshje bamirësie të organizuar nga vetë Diego Armando Maradona. Miqësorja u luajt në Acerra (Napoli) dhe e lejoi familjen e djalit të përballonte shpenzimet e trajtimit dhe udhëtimit. Pastaj në 2002, ai pati edhe një takim me futbollistin në programin televiziv C'è posta per te.

Lexo më tej: Video/ Çfarë dreqin bën Maradona në Skoci? Prezenca e re e Pibe de Oro çmend rrjetet sociale

Tani Quarto është kthyer në qendër të vëmendjes për një histori krejtësisht ndryshe. Ai u arrestua pasi karabinierët e kapën në flagrancë në Bellaria Igea Marina teksa i jepte një dozë kokaine një sipërmarrësi të zonës. Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 50 gramë kokainë, një peshore e saktë, material ambalazhi dhe pesë mijë euro cash. Policia ka identifikuar edhe blerësin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI