Flash

F1/ Briatore, proteston për padrejtësinë që iu bë Ferrarit: "FIA e papërshtatshme, unë do kisha thyer çdo gjë"

Lapsi.al 3 October 2022
F1/ Briatore, proteston për padrejtësinë që iu bë

Të gjithë kundër FIA-s. Flavio Briatore nuk e ka pëlqyer mënyra si përfundoi GP Singapor në F1. Mbi të gjitha veprimi i Federatës Ndërkombëtare, që vendosi një masë të lehtë ndaj Perez, duke penalizuar kështu Ferrarin. "Në FIA ka njerëz të papërshtatshëm. Në çdo garë kemi një problem, edhe dje njësoj. Nëse ka pasur shkelje, pse të presësh me orë të tëra kur, me të gjitha pjesët teknike për t'u bazuar, mund të vendosësh në një minutë? Nuk është faji i F1, por i FIA-s, duhet absolutisht ndryshim. Mund të prishësh një garë, spektaklin dhe të ndikosh në kampionatin botëror”, tha ish-menaxheri i Benetton për LaPresse.

"FIA është një kompani dhe si e tillë për të ecur përpara duhet të përdorë njerëzit e duhur. Ajo ka pothuajse 200 punonjës dhe kompanitë e këtij lloji duhet të menaxhohen nga menaxherë të aftë. Çdo sektor duhet t'i ketë, por për momentin nuk kanë këtë lloj cilësie. FIA duhet të menaxhohet nga profesionistë, kjo është thelbësore. Presidenti duhet të vendosë. E rëndësishme është që të ketë një federatë që është në lartësinë e F1. Pse nuk ndodhte më parë? Sepse kishte profesionistë, e thjeshtë”, shtoi ai.

Ai që që vuajti pasojat në garën e fundit ishte Ferrari: "Sikur të Ferrari të ndihej më shumë? Dje do të kisha thyer kompjuterin. Secili ka sistemin e tij të menaxhimit. Ajo që mund të them është se ajo që u bë dje nuk bën mirë për sportin dhe argëtimin. Kishte edhe podium, le të themi po të mos kishte qenë 5', Ferrari do të kishte fituar pas dy orësh. Nuk ekziston kjo. Më e lehtë për FIA të vendosë me Ferrarin e Leclerc në 7" nga Perez? Absolutisht, por nëse do të vendosnin menjëherë, ndoshta Leclerc do të bënte një tjetër garë”, përfundoi ish-menaxheri Flavio Briatore.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI