Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

GP Singapor/ Perez triumfon edhe me 5 sekonda penalizim: shtyhet festa e titullit për Verstappen

Lapsi.al 2 October 2022
GP Singapor/ Perez triumfon edhe me 5 sekonda penalizim: shtyhet festa e

Sergio Perez iu desh të priste gati tre orë për të festuar fitoren e tij të katërt në Kupën e Botës në Cmimin e Madh të Singaporit. Në fakt, piloti meksikan qëndroi nën hetim për një kohë të gjatë, sepse nuk kishte mbajtur (në dy raste të veçanta) distancën minimale nga Safety Car. Makina e sigurisë ishte futur në pistë pas një kontakti të Leëis Hamilton me murin në anë të pistës.

Në shkallën e dytë dhe të tretë të podiumit janë pozicionuar dy pilotët e Ferrarit Charles Leclerc dhe shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz. I nisur nga pole position, por 'i djegur' në semafor nga meksikani Perez, monegasku nuk mundi të bënte më shumë. Sainz nga ana tjetër është kënaqur me shkallën e fundit të podiumit.

Lexo më tej: F1/ Projektohet kalendari 2023: Botërori më i gjatë i të gjitha kohëve kthehet në Las Vegas

Vendi i katërt dhe i pestë i fundit për dy makinat McLarens të Lando Norris dhe Daniel Ricciardo. Titulli kampion duhet ende të presë për Max Verstappen, që mbylli një garë shumë të komplikuar në vendin e shtatë. Në këtë mënyrë llogaritë nuk dalin dhe hollandezi duhet ta shtyjë festën për titullin e tij të dytë botëror.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI