Flash

"Kur fitonim titullin, ti ishe me biberon": Ferrara e Bruscolotti i mbyllin gojën Cassanos, pas fjalëve për Maradonën

Lapsi.al 2 October 2022
"Kur fitonim titullin, ti ishe me biberon": Ferrara e Bruscolotti i

Ciro Ferrara dhe Beppe Bruscolotti, ish futbollistët e titullit të parë kampion të Napolit, i janë përgjigjur Antonio Cassanos. Ata nuk humbën kohë për të replikuar. E bënë në mënyrë të mprehtë, ndaj komenteve të barezit për sukesin e Diego Maradonës në Napoli: "Ai fitoi me disa të ikur nga shtëpia përkrah". Ferrara, protagonist i të dy titujve napolitan, është përgjigjur përmes profilit të tij në Instagram: "Ti flet për gjëra që nuk i di mirë. Ndërsa ne fitonim titullin e parë në historinë e Napolit, ti ishe me biberon. Hesht, se është më mirë. Maradona nuk do të kishte dashur kurrë një 'fenomen' si ty në dhomën e tij të zhveshjes". Ciro e firmosi frazën e tij me "nu scappat 'e casa".

Reagim i ngjashëm edhe për Beppe Bruscolottin, një tjetër nga protagonistët e mëdhenj të atij Napoli: "Nuk do t'i jepja gjithë këtë rëndësi Antonio Cassanos. Gjithmonë duhet të shohësh se kush i thotë disa gjëra dhe të gjithë e njohim atë. Nëse ne jemi të ikur nga shtëpia - ka komentuar në Radio Kiss Kiss -, ai i ka shpëtuar çmendinës. Cassano flet vetë dhe pastaj nuk e di nëse e thotë sepse e mendon vërtet apo thjesht për të marrë shikueshmëri”.

CASSANO INSISTON: "KUSH THOTË TË KUNDËRTËN ËSHTË DASHAKEQ"

Antonio Cassano nuk humbi kohë duke shtuar dozat në Bobo TV: "Nëse duan e them në një mënyrë tjetër, por koncepti është i njëjtë. Maradona ishte një mrekulli e natyrës dhe ai fitoi me njerëz të pavlerë përreth tij. Sepse ishte një jashtëtokësor që bënte gjëra të pabesueshme. Në kampionatin e parë fitoi i vetëm. Më pas në sezonin e titullit të dytë kishte njerëz të fortë si Careca dhe Alemao”.

Ish-sulmuesi i Roma dhe Inter injoroi përgjigjet e protagonistëve të atij Napoli: “Nuk e di nëse Ferrara ishte aty në të dy sezonet, por ai ishte ende shumë i ri. Por e përsëris, Maradona kampionatin e parë që e fitoi me njerëz të pavlerë. Pika dhe nuk mund të themi të kundërtën sepse ishin të pavlerë. Kushdo që thotë diçka tjetër është dashakeq sepse na ka zili".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI