Flash

Video/ Mourinho festë në ish-stadiumin e tij, Inter ndëshkohet nga ish-juventini: Napoli 'fluturon' në krye

Lapsi.al 1 October 2022
Video/ Mourinho festë në ish-stadiumin e tij, Inter ndëshkohet

Roma mposhti Interin 2-1 në San Siro, në javën e tetë të Serie A dhe për një moment ngjitet në vendin e katërt në renditje. Mourinho triumfoi në ish-stadiumin e tij, edhe pse zikaltrit e filluan më mirë. Avantazhi i Dimarco tepër i frymëzuar, u fshi pak para intervalit nga një voley i Dybala. Në pjesën e dytë, vendasit shkuan disa herë në avantazh, por u ndëshkuan nga Smalling në minutën e 75-të. Humbja e dytë radhazi për Inzaghin, që mbetet i gozhduar në vendin e shtatë, -8 nga Napoli kryesues. Skuadra e Spalletti triumfoi 3-1 në shtëpi ndaj Torinos.

INTER 1-2 ROMA

Mourinho fut në telashe skuadrën e tij të zemrës, duke bërë festë në ish-stadiumin e tij. Verdhekuqtë në disavantazh, rikuperuan dhe pushtuan San Siron 2-1. E tani për Inzaghin është një krizë e vërtetë. Zikaltrit e nisën me shpejtësi dhe në minutën e 11-të Dzeko mposhti Rui Patricio, por pa vlerë. VAR sinjalizoi pozicion jashtë loje të sulmuesit boshnjak dhe goli u anulua. Interi, megjithatë, vazhdoi të shtyjë përpara, Calhanoglu me një goditje fantastike fshikulloi kryqëzimin e shtyllave në të 20'. Skuadra e Inzaghit megjithatë në të 30' kaloi në avantazh me Dimarco. Ekipi i Mou reagoi ashtu si duhej dhe gjeti barazim në minutën e 39. Një gol spektakolar i Dybala, që në asistin e Spinazzolas ndëshkoi Handanovic.

Në pjesën e dytë, Interi u kthye të shtyjë përpara dhe Calhanoglu goditi traversën në minutën e 63-të, me një goditje dënimi. Pak minuta më vonë edhe Asllani me një goditje të harkuar fshikulloi shtyllën. Por kur zikaltrit dukej se kishin epërsinë, Smalling shënoi në minutën e 75-të golin e përmbysjes. Mbrojtësi shënoi me kokë, në zhvillimet e një goditje dënimi. Asllani, për herë të parë titullar në Serie A u zëvendësua në të 77 nga Mkhitaryan. Asgjë nuk ndryshoi dhe Roma pushtoi San Siron, ndërsa Mourinho, në ish-stadiumin e tij, futi në telashe Inzaghin.

NAPOLI 3-1 TORINO

Torino luajti, Napoli kundërsulmoi, shënoi dhe fitoi. Gjithcka shumë e thjeshta, gjithcka shumë lineare dhe koherente me periudhën e skuadrës së Spallettit. Napoli duhet se në këtë fillim të Serie A mund të përballojë luksin për të menaxhuar ritmin e ndeshjes sipas dëshirës. Rrëzohet 3-1 Torino në Maradona, me të kaltrit që konfirmohen në krye të renditjes me 20 pikë. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë me dygolëshin e Zambo Anguissa mes minutave 6 dhe 12. Fillimisht realizoi me kokë dhe më pas me një kundërsulm shkatërrues prej pesëdhjetë metrash. Në minutën e 37' edhe Kvaratskhelia ndezi turbon duke gjetur golin e tretë me një kundërsulm të nisur nga gjysëmfusha e tij. Në të 44' Sanabria u mundua të kthente në lojë Torinon, por nuk mjaftoi. Në pjesën e dytë, skuadra e Juric, i përjashtuar për protesta, mori kontrollin e ndeshjes por pa e mposhtur dot Meret.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI