Flash

Messi nuk kujdeset për ambjentin, plasin polemikat: në tre muaj 'jet' i tij ka emëtuar CO2 sa një qytetar në 150 vjet

Lapsi.al 1 October 2022
Messi nuk kujdeset për ambjentin, plasin polemikat: në tre muaj

Ndryshimet klimatike në planetin tonë janë gjithnjë e më evidente dhe domethënëse. Tani temperaturat mesatare rriten pandërprerë vit pas viti. Si dhe ngjarjet katastrofike shkatërrojnë gjithnjë e më shumë zona në vende të ndryshme të botës. Natyrisht e gjithë kjo varet në pjesën më të madhe nga njeriu dhe ndotja që ai prodhon. Për këtë arsye, ka nga ata që propozojnë zgjidhje gjithnjë e më të gjelbra dhe një ulje të qartë të emetimeve të CO2. Por jet i Messi bën të kundërtën.

Pastaj ka nga ata që kanë pothuajse gjithçka në jetë, dhe për ta bërë jetën komode, nuk kursehen në udhëtime të shumta me avion privat. Fjala është për Lionel Messi. Sipas një investigimi të L’Equipe, me udhëtimet e tij të shumta ajrore, në vetëm tre muaj, ai ka emëtuar të njëjtën sasi CO2 që do të lëshonte një qytetar normal në 150 vjet! E kritikat bien shi mbi argjentinasin...

52. Ky është numri i fluturimeve të kryera nga jet privat i Lionel Mess në vetëm tre muaj. Investigimi është bërë në periudhën nga 1 qershori deri më 31 gusht. Sipas L'Equipe, rreth 30 nga fluturimet e kryera nga avioni Flea ishin ndërkontinentale, nga të cilat 14 ishin transatlantike. Ato shkaktuan nivele ekstreme të emëtimeve të dioksidit të karbonit. Në fakt, shkarkimet totale të avionit do të ishin 1502 tonë, ekuivalenti i asaj që një qytetar normal do të krijonte në 150 vjet. Harta e publikuar nga gazeta franceze nxjerr në pah një sërë udhëtimesh midis Argjentinës dhe Shteteve të Bashkuara, 5 prej të cilave midis Buenos Aires dhe Majamit.

POLEMIKAT

Lajmi vjen në një kohë kur çështja mjedisore ndihet dhe debatohet thellë. Kjo ka ngjallur shumë polemika sociale, veçanërisht te ambientalistët. Në këtë periudhë, shumë qytetarëve të thjeshtë po u kërkohet të bëjnë më shumë për t'u kujdesur për planetin. E me shumë gjasa njerëz si Messi, të cilët gëzojnë shikueshmëri të gjerë në shkallë globale, duhet të jenë të parët që të japin shembullin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI