Flash

Alfie Haaland trondit Manchester City: "Ai dëshiron të luajë çdo kampionat elitar të Europës"

Lapsi.al 1 October 2022
Alfie Haaland trondit Manchester City: "Ai dëshiron të luajë

Alfie Haaland, babai i fenomenit të Manchester City, Erling, i bën të ëndërrojnë klubet e mëdha të Serie A, La Liga e Ligue 1. "Mendoj se ai dëshiron të testojë cilësitë e tij në të gjithë kampionatet - ishin fjalët e babait të Haaland, të raportuara nga Times. Alfie ka folur gjatë promovimit të dokumentarit për djalin e tij, 'Haaland, vendimi i madh' -. Kështu, ai mund të luajë në çdo kampionat maksimumi 3 ose 4 vjet. Mund të kalojë dy vjet e gjysmë në Gjermani, dy vjet e gjysmë në Angli dhe më pas në Spanjë, Itali dhe Francë, apo jo? Nuk e dimë nëse kjo do të ndodhë”.

Fjalë që bëjnë miliona tifozë të ëndërrojnë, por që shqetësojnë ata të City. Anglezët tashmë janë të çmendur pas norvegjezit, i aftë të shënojë 14 gola deri tani. I ati i Haaland shpjegoi gjithashtu zgjedhjen për të mbërritur në Premier League: "Në listën tonë menduam se ata ishin ekipi më i mirë. Bayern Mynih ishte numri dy, Real Madrid numri tre, PSG numri katër. Ekipet e tjera angleze, që po shkojnë mjaft mirë, si Liverpool dhe Chelsea, na donin gjithashtu. Pastaj ishte Barcelona. Të gjithë ishin pak a shumë në të njëjtin nivel për ne."

Barcelona, Real Madrid e PSG janë të favorizuara në këtë këndvështrim. Është vërtet e paimagjinueshme që një skuadër në Serie A të përballojë një lojtar që pas dy vitesh do të ketë një klauzolë largimi prej 180 milionë eurosh. Pa harruar se fiton rreth 30 milionë në vit. Por nëse ka një gjë që nuk kushton asgjë, është ëndërrimi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI