Flash

Lind "All Star Game" i futbollit europian: Times ndërton formacionet e katër kampionateve elitare

Lapsi.al 1 October 2022
Lind "All Star Game" i futbollit europian: Times ndërton

All Star Game e futbollit evropian së shpejti mund të bëhet realitet. Ideja e nisur javët e fundit nga pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly, krijoi menjëherë pakënaqësi për shkak të kalendarit të ngjeshur aktual. I pari ishte Jurgen Klopp që kritikoi ashpër projektin, por sipas prestigjiozes britanike The Times, idea i pëlqen shumë klubeve. Ata janë gjithmonë në kërkim të burimeve të tjera të të ardhurave. Në këtë mënyrë po shqyrtohet mundësinë e zgjerimit të projektit, përveç Premierligës, edhe në Liga, Serie A dhe Bundesliga. Megjithatë, nuk është akoma e qartë sa ndeshje do të lihet, as nëse ato do të luheshin në verë apo gjatë pauzës dimërore.

Për momentin është vetëm një ide, por një ide që po merr formë gjithnjë e më shumë. Këtë e dëshmojnë edhe deklaratat e fundit të presidentit të Lega Serie A, Lorenzo Casini: “Është një ide që meriton vëmendje – ishin fjalët e tij për "Ansa -. Ne do të studiojmë projektin dhe shoqëritë, në asamble, do të vlerësojnë të gjitha të mirat dhe të këqijat".

“E kujtoj ende me emocion ndeshjen mes Europës dhe pjesës tjetër të botës në gusht të vitit 1982. Zoff, Tardelli, Rossi dhe mbi të gjithë Antognoni, që luajti më mirë se Platini dhe Zico, që ishin gjithashtu në fushë. Duhet gjetur shpirti i duhur për të përfshirë klubet, presidentët, drejtuesit, trajnerët, si dhe gazetarë e tifozë”, shtoi Casini.

E për t'i bërë tifozët të ëndërrojnë, u përpoq edhe vetë Times. E përditshmja britanike hodhi hipotezën se cilat mund të jenë 11 më të mira të katër ligave kryesore për momentin:

FORMACIONET

Premier League: Allison; James, Ruben Dias, Thiago Silva, Zinchenko; De Bruyne, Rice, Rodri; Salah, Haaland, Luis Diaz.

Serie A: Maignan; Di Lorenzo, Skriniar, Bremer, Spinazzola; Brozovic, Milinkovic-Savic; Chiesa, Dybala, Leao; Osimhen.

Liga: Courtois; Koundé, Militao, Gimenez, Alaba; Modric, Busquets, Pedri; Benzema, Lewandowski, Vinicius.

Bundesliga: Sommer; Frimpong, De Ligt, Gvardiol, Davies; Kimmich, Bellingham; Gnabry, Musiala, Mané; Nkunku.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI