Flash

Biznesmeni u torturua në Doha, kishte informacione mbi Al-Khelaifi: një çështje shantazhi e abuzimesh

Lapsi.al 29 September 2022
Biznesmeni u torturua në Doha, kishte informacione mbi Al-Khelaifi:

Akuza të rënda ndaj pronarit të Paris Saint Germain dhe presidentit të ECA-s, Nasser Al-Khelaifi. Gazeta franceze Liberatiòn nisi një hetim për biznesmenin nga Katari, i implikuar madje në një rast shantazhi, abuzimi dhe zhvatjeje. Cështja lidhet me Tayeb B., biznesmeni franko-algjerian i arrestuar papritur në Doha në fillim të vitit 2020. Ai arrestim, sipas dosjes, nuk kishte qenë "i rastësishëm". Biznesmeni në fakt zotëronte informacione komprometuese në lidhje me vetë Al-Khelaifi.

Sipas rindërtimit të Liberatiòn, biznesmeni Tayeb B. u arrestua në Doha në muajt e parë të vitit 2020 dhe më pas u arrestua me akuza të paqarta. Sipas gazetës franceze, ai kishte "në zotërim informacione komprometuese për kreun e PSG-së. Bëhej fjalë për prova të mundshme të korrupsionit në atribuimin e diskutueshëm të Kupës së Botës 2022. Për më tepër edhe fakte të punës së fshehur, dëshmi në lidhje me jetën private të presidentit të PSG-së në kryeqytetin francez”. Informacion që Al-Khelaifi nuk donte të dilte jashtë.

Biznesmeni franko-algjerian ishte mbajtur i ndaluar për një kohë të gjatë dhe ishte liruar vetëm në korrik. Kjo vetëm pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve midis avokatëve të tij dhe atyre të Al-Khelaifi. Sigurisht, edhe pasi dorëzoi të gjitha USB dhe hard disqet te autoritetet në Katar. Gjatë paraburgimit të tij të gjatë, Tayeb B. madje u torturua dhe praktikisht u detyrua të dorëzonte të gjithë dokumentacionin kompromentues në lidhje me pronarin e PSG-së. Një histori shumë e paqartë mbi të cilën, siç shpreson Liberatiòn, "vetëm drejtësia franceze do të mund të hedhë dritë".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI