Flash

Nostalgji e bestytni për Mourinho: gjatë periudhës së Botërorit, Roma fluturon një javë në Japoni

Lapsi.al 29 September 2022
Nostalgji e bestytni për Mourinho: gjatë periudhës së

Një javë në Japoni për Romën. Verdhekuqtë, gjatë periudhës së ndalesës për Kupën e Botës, do të fluturojnë drejt Lindjes nga data 22 deri më 29 nëntor. Skuadra e Mourinhos do të përballet me Nagoya Grampus në Toyota Stadium më 25 nëntor. Pastaj më 28 nëntor do të luajë me Yokohama F. Marinos në stadiumin kombëtar të Japonisë.

"Jam i kënaqur që do të sjell lojtarët e mi në Japoni në nëntor për të marrë pjesë në Kupën e Evropës së Japonisë - tha trajneri portugez -. Mezi pres të luaj kundër Nagoya Grampus dhe Yokohoma F. Marinos. Ato janë dy nga ekipet më të mira dhe më të njohura”.

Lexo më tej: Video/ Roma, humbje historike për Mourinho! Më e rënda në Serie A: “Kisha siklet për ndeshjen kur pashë arbitrin”

Mourinho pastaj i kthehet nostalgjisë, jo pa patur edhe një ndjesi bestytnie: “Kam kujtime shumë të mira nga vizitat e mia të mëparshme në Japoni dhe e di se sa shumë tifozët e atij vendi e duan futbollin. Kështu që është shumë emocionuese të kem mundësinë të kthehem edhe një herë aty. Për më tepër, lojtarët e mi do jenë në gjendje të vihen në provë kundër një kundërshtari të madh dhe përballë një turme të jashtëzakonshme”, përfundoi Special One.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI