Flash

Hazard, vlera e merkatos së tij në 'pikiatë': në krahasim me 2018 vlen 92% më pak

Lapsi.al 28 September 2022
Hazard, vlera e merkatos së tij në 'pikiatë': në

Shkon gjithnjë e më keq për Eden Hazard. Karriera e tij është në rënie të fortë dhe tashmë gazeta AS thekson se edhe vlera e tij në merkato ka rënë dhe jo pak. Gjatë qëndrimit të tij te Chelsea nga viti 2012 deri në vitin 2019, lojtari u bë një nga elementët më të. Ai arriti pikën më të lartë, për sa i përket vlerës së merkatos, në vitin 2018: 150 milionë euro.

Për tetë muaj ai e mbajti këtë shifër, gjë që e bëri atë një nga lojtarët më të vlefshëm në Premier League dhe në futbollin botëror. Në verën e vitit 2019 u transferua në Santiago Bernabeu. Pavarësisht se lojtarit i kishte mbetur edhe një vit nga kontrata e tij me Blues, shuma e paguar ishte 100 milionë euro. Te Real Madrid, megjithatë, gjërat nuk shkuan siç shpresohej.

Tre sezonet e tij të para me merengues ishin një katastrofë për shkak të dëmtimeve dhe jo vetëm. Gjithsej deri më tani ai ka grumbulluar 69 paraqitje dhe 7 gola në 4 sezone me Blancos. Ai nuk ka besimin e Carlo Ancelottit. Këtë sezon, ai dukej sikur do të ishte zëvendësuesi i Benzema, por italiani zgjodhi lojtarë të tjerë.

RËNIA

Nuk është më mirë gjendja në kombëtare. Hazard ka pasur gjithmonë besimin e trajnerit Roberto Martínez dhe ekipit. Por në ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve shumë kanë pyetur nëse Belgjika duhet ta përfshijnë në skuadër për Botëror. Në shtator të vitit të kaluar, vlera e tij në treg ishte rreth 25 milionë euro. Një rënie e ndjeshme nga 100 në vitin e tij të parë si lojtar i Realit. Por tashmë vlera e 31-vjeçarit ka rënë edhe më shumë. Hazard, sipas të dhënave të Transfermarkt, kap vlerën e 12 milionë eurove, një nga vlerat më të ulëta që nga fillimi i karrierës së tij profesionale.

138 milionë më pak se në vitin 2018, 92% më pak se kur veshi fanellën e Chelsea. Në renditjen e lojtarëve më të vlefshëm të Real Madrid, ai është në vendin e 16-të. Mes lojtarëve të La Ligës, sulmuesi belg është në vendin e 111-të. Një rënie e shfrenuar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI