Flash

Nga Islanda te Islanda: shifrat e teknikut Edoardo Reja zbulojnë të ardhmen e tij te Shqipëria

Lapsi.al 28 September 2022
Nga Islanda te Islanda: shifrat e teknikut Edoardo Reja zbulojnë të

Nëntori nuk është larg, por mund të mos arrihet deri aty. Kontrata që e lidh teknikun Edoardo Reja me Federatën Shqiptare të Futbollit përfundon pas rreth dy muajsh. E duke qenë se deri në fund mbeten vetëm dy miqësore për tu luajtur, pritja mund të mos jetë e nevojshme. E la të hapur italiani ("nëse jam unë e keqja, iki që sot") dhe e ka paralajmëruar edhe Armand Duka. Presidenti i FSHF-së megjithatë refuzoi t'i bënte gjërat të nxituara, duke shmangur daljen për median pas barazimit 1-1 me Islandën.

Italiani, tashmë 75-vjeçar, debutoi me kombëtaren në 8 qershor 2019, duke sfiduar pikërisht Islandën. Me të cilën sic duket edhe mund të ketë mbyllur ciklin. 34 janë pankinat e Edoardo Rejas në të cilat 13 ishin fitore, po aq humbje e 8 barazime. Me 41 gola të shënuar e 40 të pësuar, për 47 pikë në total. Perfomancat e kuqezinjve nën drejtimin e italianit ishin plot ulje e ngritje. Rezultatet e fundit ishin zhgënjyese dhe në katedër u ngjitën gabimet individuale.

Lexo më tej: “Kanë ndodhur gjëra që nuk arrij t’i kuptoj, fati im është në duart e presidentit”: Edoardo Reja nuk jep dorëheqjen

Reja e drejtoi skuadrën edhe në 8 kualifikuese të Europianit 2020, 6 të Nations League në divizionin C. Arritja e vetme, rekordi pozitiv në kualifikueset e botërorit me 18 pikët e marra në 10 ndeshje. Që megjithatë nuk mjaftuan për të shkuar në playoff. 6 janë takimet miqësore nën drejtimin e Rejas, që arritur pikën më të ulët në 4 sfidat e këtij edicioni me një vend të fundit të pamenduar në fillim. Dy pikë në katër ndeshjet e kësaj Nations League e lanë formacionin kuqezi të fundit, edhe pse pas përjashtimit të Rusisë, pretendimet ishin për vendin e parë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI