Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

"Duhet të ndryshojmë, nuk e them unë kush. Nëse jam e keqja iki": Cikalleshi emocional lajmëron masa drastike

Lapsi.al 27 September 2022
"Duhet të ndryshojmë, nuk e them unë kush. Nëse jam e

Kapiten me shirit në krah, por me një rezultat zhgënjyes në fund të një ndeshje të dominuar. Islanda rrëmbeu barazimin 1-1 në Arena Kombëtare, duke e lënë Shqipërinë në vendin e fundit dhe pa fitore. Sokol Cikalleshi nuk e kapërcen dot këtë rezultat, që e con serinë e ndeshjeve pa fitore në 7. Sulmuesi paralajmëron ndryshime të forta: “Përgjegjësia është e të gjithëve dhe pavarësisht se kush luan, vazhdojmë të jemi në një moment jo - tha sulmuesi -. Ky gol në minutën e fundit ishte shkatërrimtar edhe për faktin në çfarë gjendje ishin. Gjërat duhet të ndryshojnë, çfarë duhet të ndryshojmë e cilin nuk më takon mua ta them".

Lexo më tej: Një gafë e minutave shtesë, Shqipëria e fundit në grup: Islanda me 10 lojtarë lë kuqezinjtë pa fitore

Sulmuesi, megjithëse referimi duket krejtësisht në drejtimin teknik të skuadrës, është gati të sakrifikohet: "Meqë kisha shiritin mund të them që vetëm një gjë. Nëse duhet të largohet Cikalleshi, jam gati ta bëj. Vetëm që kombëtarja të jetë ku duhet. Unë marr përgjegjësitë e mia. Se çfarë duhet të ndryshojë e kush, këto duhen analizuar. Vetëm një ndjesë e madhe për të gjithë ata tifozë që na kanë parë me kombëtaren”, e mbylli Cikalleshi.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI