Flash

Video/ Çmenduri në pistën e Nascar: thyen xhamin dhe rreh me grushta rivalin ende në makinë

Lapsi.al 27 September 2022
Video/ Çmenduri në pistën e Nascar: thyen xhamin dhe rreh me
Në fillim aksidenti në pistë, më pas një breshëri grushtash dhe shkelmash ndaj rivalit në pistë. Rrahjet, për fat të keq, nuk janë një ngjarje e paprecedentë në botën e motorëve. Por ajo që ndodhi në etapën e Nascar të planifikuar në Virxhinia, më 24 shtator, ishte krejt surreale. Askush mes spektatorëve nuk do ta kishte imagjinuar atë që Andrew Grady bëri për të shprehur zhgënjimin e tij për aksidentin. Piloti sulmoi rivalin dhe kolegun Davey Callihan, ndërsa ky i fundit ishte ende në makinë. Një episod i trishtë që bëri xhiron e botës. DINAMIKA— Gjithçka nisi në pistë, gjatë kualifikueseve në Martinsville Speedway për ValleyStar Credit Union 300. Flasim për një nga ngjarjet kryesore në kategorinë Late Model Stock. Në të merrnin pjesë 93 formacione të regjistruara me 40 vende në dispozicion për garën. Gjatë një prej katër xhirove selektive, Grady u përfshi në një aksident me Brandon Pierce. Por piloti fajësoi Callihan për atë që ndodhi. Sipas asaj që vetë Grady shpjegoi, situatën e përkeqësoi një gjest i vrazhdë i Davey. Një episod që çoi te përleshja. AGRESIONI— Pamjet tregojnë Grady teksa shpërtheu xhamin e makinës së rivalit të tij, ndërsa ky i fundit ishte ende brenda. I përfshirë nga një tërbim i pakontrollueshëm, Andreë goditi me grushta pilotin tjetër, përpara se të largohej me vështirësi nga njerëzit e ekipit të tij. Callihan e justifikoi manovrën e tij në pistë duke shpjeguar se ai e bëri punën e tij në Road and Track: "Bëra atë që duhej. Nuk lejohet asnjë centimetër kur janë 95 makina në pistë". Vështirë, megjithatë, që të mjaftojnë këto fjalë për t'u pajtuar me kundërshtarin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI