Flash

Video/ Spektakël në Wembley, Anglia përmbys dy gola, Gjermania barazon në fund: Italia në Final Four

Lapsi.al 26 September 2022
Video/ Spektakël në Wembley, Anglia përmbys dy gola, Gjermania

Mbyllet në mënyrë spektakolare Grupi 3 i Ligës A në Nations League. Italia rrëmben vendin e parë, duke shkuar të fitojë në transfertën me Hungarinë. Por shfaqja e vërtetë ishte rezervuar në Wembley, ku Anglia e Gjermania barazuan 3-3 me përmbysje e rikuperime. Lojtarët e Southgate duket se gjetën një rikthim të bujshëm nga disavantazhi i dy golave. Gündoğan me penallti (52') dhe Havertz (67') kaluan skuadrën e Flick 0-2, por vendasit e përmbysin me Shaw (72'), Mount (75') ) dhe goli me penallti i Kane (83'). Gjermaninë e shpëton Havertz (87'), që eviton humbjen.

LIGA A - GRUPI 3

Liga e Kombeve të Anglisë dhe Gjermanisë mbyllet me një 3-3 emocionues. Me nënkampionët e Europës tashmë të zbritur në Ligën B dhe gjermanët të paaftë për të shkuar në Final Four, në Wembley zhvillohet një lojë plot emocione. Më e bukura megjithatë ishte rezervuar në pjesën e dytë. Në minutën e 50', Maguire rrëzoi Musiala në zonë dhe pas rishikimit me VAR, Gündoğan shënoi me penallti për avantazhin e miqve. Në mesin e pjesës së dytë, erdhi dyfishimi me një kryevepër të Havertz. Sulmuesi i Chelsea, në hyrje të zonës, me të majtën e dërgoi topin në kryqëzimin e shtyllave. Loja u duk e mbaruar, por skuadra e Southgate e rikuperon në vetëm tre minuta. Fillimisht Shaw në minutën e 72 e më pas Maunt në minutën e 75 barazuan shifrat në 2-2. Anglia kompletoi përmbysjen në minutën e 83′. Schlotterbeck shkaktoi penallti ndaj Bellinghamin dhe Kane nuk gaboi. Festa e Anglisë duket gati, por Gjermania i coi shifrat në 3-3 në minutën e 87-të me Havertz. Emocioni i fundit ishte mrekullia e ter Stegen në goditjen e Saka. Southgate dhe Flick duhet të kënaqen me një pikë. Anglia e mbyll kështu grupin 3 pa fitore.

Italia mposhti Hungarinë 2-0 në Budapest në ditën e fundit të Grupit 3 të Ligës së Kombeve. Ky rezultat e lejon Mancinin të kalojë skuadrën e Rossit në vendin e parë në renditje duke hyrë në Final Four. Italia dominoi pjesën e parë, duke zhbllokuar ndeshjen pas 27 minutave me golin e Raspadorit. Sulmuesi përfitoi nga pasiguria e habitshme e prapavijës kundërshtare për të shënuar avantazhin. Në pjesën e dytë goli i Dimarcos (52') dhe pritjet e jashtëzakonshme të Donnarummas siguruan fitoren.

REZULTATET

UEFA Nations League League A: Group 3

England 3-3 Germany

Hungary 0-2 Italy

UEFA Nations League League B: Group 3

Montenegro 0-2 Finland

Romania 4-1 Bosnia and Herzegovina

UEFA Nations League League C: Group 4

Gibraltar 1-2 Georgia

North Macedonia 0-1 Bulgaria

UEFA Nations League League D: Group 2

San Marino 0-4 Estonia

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI