Flash

Dikur një nga mesfushorët më të mirë: Allan i jep fund aventurës në Europë në moshën 31 vjeçare

Lapsi.al 26 September 2022
Dikur një nga mesfushorët më të mirë: Allan i jep fund

Deri para disa vitesh ai konsiderohej si një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, por parabola e Allan pësoi një rënie të papritur. I mbërritur te Everton nga Napoli për 25 milionë euro plus 3 bonuse në vitin 2020, mesfushori e kishte nisur mirë aventurën e tij në Premier League. E të mendosh që aty e mori Carlo Ancelotti, me insistim. Megjithatë, pas lamtumirës së Carlettos, diçka ndryshoi. Braziliani filloi të shihte gjithnjë e më pak fushën me Benitez dhe, më pas, u zhduk përgjithmonë nga radari. Kjo ndodhi me mbërritjen e Frank Lampard në Goodison Park. Tani, në moshën 31-vjeçare, ai ka vendosur të largohet nga Anglia, dhe me shumë mundësi edhe nga futbolli që ka rëndësi.

Në sezonin aktual, Allan nuk ka luajtur asnjëherë me fanellën e Toffees. 5 ndeshje në pankinë dhe 3 edhe jashtë thirrjes. Një situatë që, sipas asaj që u raportua nga Anglia, e ka shtyrë brazilianin të ndryshojë ajër. Megjithatë, destinacioni i tij i ardhshëm nuk do të jetë një klub i nivelit të lartë, por Al-Wahda, një klub futbolli nga Emiratet me bazë në Abu Dhabi. Everton tashmë ka dhënë aprovimin për shitjen e plotë. E duke qenë se merkatoja e Emirateve do të mbyllet më 4 tetor, kanë mbetur edhe disa ditë për të finalizuar marrëveshjen menjëherë.

AL-WAHDA

Sipas të gjitha gjasave, mesfushori brazilian do të nënshkruajë një kontratë me një pagesë shumë të rëndësishme. Si ndodh gjithnjë në Emirate për futbollistë të njohur. Fakt është se lëvizja e tij në Abu Dhabi konfirmon braktisjen e çdo ambicieje në nivel profesional. Duken shumë larg vitet në të cilët braziliani dominoi në Serie A me fanellën e Napolit. E megjithatë ka ndodhur vetëm në vitin 2020. Në verë u përfol për një interesim të Lazios nga ish-trajneri i tij Maurizio Sarri, por ky interes nuk u materializua kurrë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI