Flash

Camavinga, futbollisti që adhuron modën e këpucët: "Një ditë mund të sfiloj, por nuk ndihem model"

Lapsi.al 25 September 2022
Camavinga, futbollisti që adhuron modën e këpucët:

Eduardo Camavinga i magjepsur nga Carlo Ancelotti. Mesfushori i Real Madrid ka dhënë një intervistë për revistën GQ në të cilën ka rrëfyer detaje të jetës së tij personale. Pikërisht aty, ai ka shprehur vlerësimin e tij të jashtëzakonshëm për trajnerin italian. Por ai gjithashtu ka rrëfyer ëndërrat e tij të lidhura me modën, sfilatat dhe dashurinë për këpucët.

Djaloshi ka folur për interesat e tij. Camavinga ka shumë edhe përtej futbollit. "Gjithmonë e kam dashur modën dhe të vishem mirë, më pëlqejnë shumë rrobat dhe këpucët. Kur më erdhi propozimi për një pasarelë, u emocionova. Ishte një përvojë e mirë dhe kërkova mundësinë për ta ribërë. Një ditë mund të shqyrtoja mundësinë e sfilimit, por nuk ndihem një model. E gjithsesi për momentin jam i fokusuar te futbolli. Në planin personal nuk ndihem i ndryshuar, mbetem djali që u rrit duke ëndërruar të bëhet futbollist. E nuk do ta humbas mendjen sepse pata sukses në profesionin tim”.

REAL MADRID

Pak më shumë se 18 vjeç, te Real Madrid. Sigurisht që është një eksperiencë e rëndësishme. "Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Real. Është e qartë se është një dimension tjetër në krahasim me Rennes. Unë isha mësuar me popullaritetin, por ky është me të vërtetë një nivel tjetër. Ndikimi në dhomën e zhveshjes ishte pozitiv, sepse kam një karakter ekstrovers, flas me të gjithë. Gjithsesi gjeta dashamirësi dhe disponibilitet ndaj meje. Përshtatja ishte e shpejtë, lidha marrëdhënie me francezët, edhe falë gjuhës, por në përgjithësi në Madrid jeton shumë mirë. Në futboll po mësoj shumë, sidomos nga Modric dhe Kroos, që më sugjerojnë se si ta menaxhoj kohën time të lirë. Kam ndjekur këshillat e tyre për rikuperim dhe pushim dhe ndihem shumë mirë”.

ANCELOTTI

Figura e Ancelottit është gjithashtu thelbësore. "Flitet për të si një nga trajnerët më të mirë në botë. Pasi e takova, kuptova pse ai ishte në gjendje të fitonte në kaq shumë turne në vende të ndryshme. Flet shumë me të gjithë lojtarët dhe i vë të gjithë në të njëjtin nivel, edhe të rinjtë. Kur mbërrita në Madrid, ai më provoi në role të ndryshme, duke më shpjeguar qartë se çfarë donte nga unë. E nëse jam titullar apo në stol, gjithmonë e ndjej besimin e tij".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI