Flash

Bagnaia, u rrëzua e humbi terren në garën për titull: "Bëra një ka***ik, jam një k*r"

Lapsi.al 25 September 2022
Bagnaia, u rrëzua e humbi terren në garën për titull:

E diela e MotoGP në Japoni ka qenë e hidhur për Francesco Bagnaia, i rrëzuar disa kthesa nga fundi i garës në Motegi. Piloti i Ducatit, i cili po ndiqte nga afër Quartararo në luftën për vendin e tetë, rrezikoi për të parakaluar dhe humbi kontrollin. Desmosedici i tij u rrëzua dhe piloti shkatërroi një garë, duke e parë veten 18 pikë pas francezit kryesues. Për Bagnaia episodi nuk ka justifikime: “Bëra një ka***ik, më duhej të prisja”.

"Ishte një garë e komplikuar dhe nuk mund të bëja asgjë tjetër përveç frenimit të fortë. Por presioni në pjesën e përparme u rrit, isha në vështirësi dhe po rikuperoja në xhirot e fundit. Isha shumë ambicioz, gjithsesi u përpoqa", komentoi ai i zhgënjyer piloti i Dukatit.

Lexo më tej: MotoGP/ Pas rrëzimit të tmerrshëm, i përsëritet diplopia: karriera e Marc Marquez rrezikon mbylljen

Bagnaia megjithatë sheh edhe një anë pozitive: "Në këto raste e kuptoj se ku qëndron hapësira ime për përmirësim. Humbja e pikëve të tilla nuk është e mirë, duhet të kuptoj si të jem më i ftohtë dhe t'i mendoj gjërat më mirë. E kisha parë parakalimin, thjesht më duhej të prisja. E vetmja gjë pozitive është që nuk pengova Quartararo. Gjithsesi ai ishte në vështirësi gjatë gjithë garës, Aleix përfundoi prapa dhe nuk shkoi keq".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI