Flash

Paradoksi i Milan me Maignan: jashtë listës së Champions, por mund të luajë në kampionat

Lapsi.al 24 September 2022
Paradoksi i Milan me Maignan: jashtë listës së Champions, por

Tre javë, një muaj, ndoshta edhe më shumë. Ose jo, flitet edhe për një mrekulli në Milanello në vetëm pesëmbëdhjetë ditë. Në orët e fundit thuhet pak nga gjithçka rreth prognozës mbi dëmtimin e Mike Maignan, ndërsa rezultati është ai i një paradoksi. E padyshim që të gjithë kuqezinjtë po luten që ta shohin atë në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Sepse Mike prej kohësh ka pushtuar zemrat e tifozëve. E sepse shpesh bën pritje që, thjesht, vlejnë pikë. Problemi është se dëmtimi është në pulpë, një muskul që duhet trajtuar me kujdes ekstrem. Kështu që është shumë e vështirë të mendohet se Mike mund të kthehet para ndalesës trejavore.

TË FSHEHTAT E LISTËS

Kjo është arsyeja pse Milani përdori nenin 46 të rregullores së UEFA-s, atë që ka të bëjë me ndryshimin e organikës. Ky nen lejon zëvendësimin e një portieri në listë, i cili për arsye mjekësore ka një prognozë dëmtimi për të paktën 30 ditë. Milani kishte Maignan dhe Mirante në listë, plus Jungdal të të rinjve në listën B. Tani klubi nxjerr jashtë Mike, për të futur Tatarusanu, i cili është në fakt zëvendësi i francezit. Por që 'sekretet' e listës e kishin orientuar Piolin ta përjashtonte. Praktikisht do të thotë se Maignan, padyshim nëse shërohet, do të mund të rikthehet në fushë për Dinamo Zagreb-Milan më 25 tetor.

Lexo më tej: Milan ‘copëtohet’ nga Nation League: dëmtohet edhe Maignan

KUJDESI

Por çfarë do të ndodhte nëse Maignan do t'i mahniste të gjithë me një shërim më shpejtë nga sa pritej? Certifikata mjekësore e dorëzuar në UEFA, në këtë pikë, nuk do të bënte punë në Europë. Me fjalë të tjera, paradoksi mund të jetë të shohësh portierin të përjashtuar burokratikisht nga Champions dhe në fushë në kampionat. Ndoshta në San Siro ndaj Monzës më 22 tetor, apo edhe më 16 në Verona. Hipoteza “teknike”, dhe jo mjekësore gjithsesi, sepse me pulpën të dëmtuar, do të duhet shumë kujdes.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI