Flash

Zhang, bankat kineze e përndjekin deri në Milano: "Nuk ka rol presidenti pa pagesë"

Lapsi.al 24 September 2022
Zhang, bankat kineze e përndjekin deri në Milano: "Nuk ka rol

Kreditorët përndjekin presidentin e Interit dhe Suning International, Steven Zhang, deri në Milano. Sipas Milanofinanza.it, China Construction Bank, e përfaqësuar nga firma ligjore D'Andrea & Partners, paraqiti një apel kundër klubit zikaltër. Fakti ndodhi më 27 korrik, me kërkesën për të anuluar procesverbalin e Bordit të Drejtorëve të klubit milanez. Aty specifikohet se Zhang nuk merr shpërblim për detyrën. Seanca e parë është caktuar për 8 mars 2023.

Historia lindi nga kriza që goditi gjigantin kinez Suning, që shpalli falimentimin në Kinë. Javën e kaluar skadoi afati për paraqitjen e një apeli në Hong Kong kundër këtij vendimi. Numrit 1 zikaltër nuk iu njoh e drejta në padinë e ngritur nga disa banka kineze. Ata synonin të rikuperonin 255 milionë dollarë nga kreditë. Angazhimi u mohua më vonë nga Zhang Jr, duke pretenduar se nuk i kishte nënshkruar ai dokumentet. Ai pretendoi, për më tepër, se nuk ishte në dijeni të rifinancimit.

Kreditorët, mes të cilëve përveç China Construction Bank (Asia) Corporation Limited janë 7 institucione të tjera të rëndësishme kineze, kanë vendosur të bëjnë një hap tjetër. E gjitha në përpjekje të rikuperojnë të ardhurat e tij italiane që rrjedhin nga pozicioni i tij si president i Interit. Zhang kishte deklaruar se e mbante postin e rëndësishëm pa pagesë, por statuti i Interit, theksojnë avokatët e bankës kineze, nuk e parashikon këtë mundësi. Avokatët e institucionit kinez synojnë të zhvlerësojnë rezolutën e Bordit të Drejtorëve të Interit të datës 18 shkurt 2019. E më pas të tentojnë të sulmojnë shumat e marra nga sipërmarrësi kinez nga ana e kompanisë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI