Flash

Ish-presidenti i Inter mbledh pas 30 vjetësh heronjtë e Kupës së parë Uefa: batuta me Berlusconin për Klinsmann

Lapsi.al 22 September 2022
Ish-presidenti i Inter mbledh pas 30 vjetësh heronjtë e Kupës

Tridhjetë vjet nga suksesi, një darkë festive në vilën e Ernesto Pellegrinit, ish-presidenti, ka celebruar Kupën e parë Uefa të fituar nga Interi në vitin 1991. Një festë në distancë të tridhjetë vitetve, e programuar por e shtyrë për shkak të pandemisë. E tani ekziston shpresa që edhe Interi do të kthehet të festojë titullin kampion të shtyrë për fajin e... Milanit.

TË PRANISHËM

E mes të shkuarës dhe të tashmes, të gjithë janë fitues, duke filluar nga ish-presidenti Pellegrini. Nuk kishte lumturi e emocion më të madh kur nipërit e tij Guglielmo dhe Ginevra shpërndanë medaljet e arta për gjashtëmbëdhjetë lojtarët e pranishëm. Ishin aty pothuaj të gjithë: Baresi dhe Bergomi që kujton me shumë ndjeshmëri meritat e Trapattoni, Berti dhe Bianchi, Brehme dhe Ferri, Fontolan dhe Mandorlini, Manicone dhe Morello, Antonio dhe Massimo Paganin, Pizzi dhe Stringara, Serena dhe Klinsmann.

PRAPASKENA

E pikërisht kur ish-presidenti përqafoi ish-sulmuesin gjerman, Pellegrini i zbuloi atij një histori: “Jurgen ti nuk e di që në Botërorin 1990 në Itali e pashë ndeshjen Holandë-Gjermani në Milano, përkrah Berlusconit. Ishit ju interistët me Brehme dhe Matthaeus dhe milanistët Gullit, Rijkaard dhe Van Basten. Fituat ju 2-1, shënove golin e parë dhe në fund Berlusconi më tha: 'Do të të jap pesëmbëdhjetë miliardë për Klinsmann'. Por unë nuk u dorëzova dhe jam i lumtur që qëndrove në Inter”. Dikush nga lojtarët madje bëri humor: "Kinezët do ta kishin shitur menjëherë". Të gjithë qeshën, ndërsa Pellegrini akoma nuk mund të buzëqeshë kur kujton atë titull të humbur për gabime arbitrale. Titulli u fitua nga Sampdoria në të njëjtin vit që Interi fitoi kupën UEFA. Për këtë arsye në medaljet e arta shkruhej "Uefa Cup 1991 dhe titulli moral".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI