Flash

E kapi nga fyti dhe e hodhi përtokë: David Silva e pëson për sherrin me një grua gjatë pushimeve

Lapsi.al 22 September 2022
E kapi nga fyti dhe e hodhi përtokë: David Silva e pëson për

Nuk është fare e bukur historia që përfshiu mesfushorin spanjoll David Silva. Lojtari i Real Sociedad, në qershor, teksa ishte me pushime, u përfshi në një sherr që shpërtheu mes një grupi personash. Silva dyshohet se ka goditur një grua duke e rrëzuar përtokë dhe për këtë është dënuar nga gjykata me gjobë.

Një gjykatë spanjolle e shpalli fajtor ish-mesfushorin e Manchester City, David Silva për plagosjen e një gruaje gjatë një përleshje. Në dokumentet e gjykatës, të raportuar nga Associated Press, thuhet se ngjarja ka ndodhur në qershor. Incidenti ndodhi gjatë festës së karnavaleve në Ishujt Kanarie, ku shpërtheu një sherr mes një grupi personash, futbollistit të Real Sociedad dhe miqve të tij. Sipas gjykatës, Silva e ka kapur me forcë gruan duke e bërë të rrëzohet.

Lexo më tej: Lazio e priste, Sociedad e prezanton. Tare i tërbuar: “Pres shpjegime”

Gruaja vuajti nga dhimbje shpine, mavijosje dhe gërvishtje në bërryla dhe gjunjë. Të gjitha probleme të raportuara nga një spital lokal. Për këtë arsye gjykata vendosi të vendosë një gjobë prej 1080 euro për David Silva. Mesfushori luan për klubin spanjoll Real Sociedad që nga viti 2020. Ai u bashkua me baskët si parametër zero nga Manchester City. 36-vjeçari është fitues i Kupës së Botës dhe katër herë kampion i Premier League. Nga kjo histori, që gjithsesi nuk pati pasoja të mëdha për të në planin ekonomik, ai nuk del shumë mirë…

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI