Flash

Video/ Skandal në Kolumbi: 1400 tifozë të Deportico Cali futen në fushë dhe rrahin lojtarët e tyre

Lapsi.al 22 September 2022
Video/ Skandal në Kolumbi: 1400 tifozë të Deportico Cali futen
Skena lufte guerile vijnë nga Kolumbia, ku Deportivo Cali luajti në fushën e Cortulua, për javën e 13-të të turneut Clausura të Primera A. Dhjetë minuta nga fundi, me vendasit në avantazh 2-0, mbi 1000 tifozë të skuadrës vizitore u derdhën në fushë. Aty nisi një gjueti e vërtetë ndaj lojtarëve të skuadrës së tyre, fajtorë për rezultate zhgënjyese. Padyshim që loja u pezullua. Përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme ndeshja e fundit të renditjes mes Cortulua dhe Deportivo Cali. Ose më mirë, nuk përfundoi fare. Në fakt, në minutën e 81, me dy gola avantazh për vendësit, loja u ndërpre për shkak të pushtimit të fushës. Një grupi shumë i madh tifozësh hynë brenda fushës. Rreth 1400 njerëz kapërcyen barrierat, shumica prej tyre mbështetës të Deportivo Cali dhe filluan të abuzojnë verbalisht dhe fizikisht me lojtarët dhe stafin. Arbitri e shumica e lojtarëve arritën të largoheshin nga fusha, por disa mbetën të përfshirë në përplasje. Dy ishin personat kryesisht të shënjestruar nga hakmarrja e dhunshme e tifozëve: trajneri Mayer Candelo dhe sulmuesi Teofilo Gutierrez. Trajneri, pavarësisht përpjekjes së policëve për ta mbrojtur, u godit me shkelma dhe grushte në kokë. I njëjti fat për lojtarin, i cili u përpoq më kot të arratisej para se të kapej dhe të rrihej. Deportivo Cali lëshoi një deklaratë zyrtare: “Cali Sports Association, Komiteti Ekzekutiv, Presidenti Luis Fernando Mena, stafi profesional, zyrtarët dhe punonjësit refuzojnë me forcë agresionin, ngacmimin dhe dhunën e pësuar nga skuadra jonë gjatë ndeshjes kundër Cortulua. Dënon çdo akt të dhunshëm ndaj lojtarëve tanë dhe stafit teknik. Me respekt i kërkojmë qeverisë dhe autoriteteve sportive që të ndërhyjnë për të shmangur një tragjedi në të ardhmen”.

VIDEOT E AGRESIONIT

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI