Flash

Video/ Tërbimi i Douglas Costa: shtrin përtokë dy lojtarë e ndez sherrin

Lapsi.al 21 September 2022
Video/ Tërbimi i Douglas Costa: shtrin përtokë dy lojtarë e

Në maj 2021, pas eksperiencave të tij me Shakthar Dontesk, Bayern Mynih dhe Juventus, Douglas Costa u largua nga Evropa. Ai u kthye në Brazil, te Gremio, klubi ku u rrit profesionalisht. Megjithatë, eksperienca e tij e dytë me klubin brazilian rezultoi e dështuar. Sulmuesi anësor në dhjetor mbylli para kohe kontratën me "Tricolor" dhe më pas iu bashkua Los Angeles Galaxy në shkurt. Në MLS, braziliani ka gjetur vazhdimësi, ka bërë 21 paraqitje me 3 gola, duke ndihmuar kalifornianët të rrëmbejnë një vend në play-off.

Megjithatë, në javët në vijim, Douglas nuk do të jetë në fushë, por jo për dëmtimet e tij të zakonshme. Ish-lojtari i Juventus është bërë protagonist i një sjellje, jo tamam shembullore...

Fitorja bindëse 4-1 e Los Angeles Galaxy kundër Colorado Rapids e ka vendosur klubin kalifornian në vendin e shtatë. Pozicioni i fundit që kalon në play-off, me tre javë nga fundi i sezonit të rregullt të MLS. Javë në të cilat skuadra e drejtuar nga Greg Vanney ndoshta do të duhet të bëjë pa Douglas Costa. Braziliani u përjashtua rreth minutës së 60-të për sjellje të dhunshme, pasi humbi krejtësisht mendjen.

Lexo më tej: Video/ Pas simulimit, Chicharito lë ‘nam’ përsëri: penalltia e tij në shtesë është qesharake

NGJARJA

Douglas Costa duhet të ketë parë diçka që nuk shkonte mes një shoku të skuadrës dhe një kundërshtari. Ai menjëherë nxitoi të bënte drejtësi. Fillimisht ai e goditi fort Barrios me shpatull duke e hedhur në tokë. Më pas u përball me Gutierrez, duke e “shtrirë” me një shuplakë në fytyrë. Gjithçka nën sytë e arbitrit Dickerson, i cili nuk mund të mos i tregonte kartonin e kuq. Lojtarët e Kolorados reaguan ndaj sjelljes së brazilianit dhe rezultati ishte një sherr që mezi u shua nga arbitri. Një sjellje që do t'i kushtojë shtrenjtë atij dhe Galaxy, të cilët kanë vënë bast fort për brazilianin.

https://www.youtube.com/watch?v=f1opOb0upWE

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI