Flash

Lionel Messi qau kur u largua, por e vërteta është ndryshe: zbulohen kushtet që i kishte vendosur Barcelonës

Lapsi.al 21 September 2022
Lionel Messi qau kur u largua, por e vërteta është ndryshe:

Kanë kaluar dy vite nga mungesa e akordit për rinovimin e kontratës mes Lionel Messi dhe Barcelonës. E ka kaluar më shumë se një nga kalimi i tij me parametër zero te Paris Saint Germain. Megjithatë, çështja po rikthehet të krijojë debat në Spanjë, pasi gazeta El Mundo zbuloi të gjitha kushtet që kampioni argjentinas i kishte vendosur Blaugranave për rinovimin. Mes tyre, një maxi bonus nënshkrimi prej 10 milionë euro, një lozhë e rezervuar në Camp Nou për familjen e tij dhe atë të Luis Suarez (në atë kohë ende në skuadër), një fluturim privat në Argjentinë për të gjithë familjen për periudhën e Krishtlindjeve dhe shumë më tepër.

El Mundo pretendon se ka pasur akses në email dhe shkëmbime dokumentesh midis Jorge Messi (babai i Pleshtit), avokatëve të familjes, atyre të klubit dhe ish-presidentit Bartomeu. Kushtet përcaktohen si "brutale" dhe janë renditur në detaje:

- Kontratë me skadencë më 30 qershor 2023 me mundësi vazhdimi të njëanshme nga lojtari;

- 20% ulje e pagës në 2020/21, rikuperim 10% në 2021/22 dhe 10% të tjera në 2022/23, me interes vjetor 3%;

- Pagesa e shpërblimeve të besnikërisë ende në pritje të arkëtimit me interes;

- Lozha private për familjet Messi dhe Suarez;

- Fluturim privat për në Argjentinë në Krishtlindje për të gjithë familjen Messi;

- Pagesa e shumave të shtyra në sezonin 2020/21 plus interesat në rast të zgjidhjes së kontratës;

- Bonus prej 10 milionë euro për firmën në kontratë;

- Rritja e pagës në rast të rritjes së taksave;

- Ulja e klauzolës së zgjidhjes deri në 10 mijë euro;

- Rinovimi i kontratës së Pepe Costa (bashkëpunëtor i klubit, i cili është bërë thuajse asistent personal i Messit ndër vite);

- Angazhimi i klubit për t'i paguar Rodrigo Messit (vëllai i Pleshtit) të gjitha komisionet që i detyroheshin.

Pjesa tjetër është histori. Marrëveshja nuk u arrit kurrë dhe Messi u largua nga Barcelona kur skadoi kontrata, pas më shumë se 20 vitesh në klubin blaugrana. Lamtumira zyrtare u bë më 8 gusht 2021, në një konferencë për shtyp të shënjuar nga lotët e tij.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI