Flash

Liverani, dramë për trajnerin e Cagliari: ndahet nga jeta bashkëshortja Federica

Lapsi.al 21 September 2022
Liverani, dramë për trajnerin e Cagliari: ndahet nga jeta
Një dhimbje shumë e rëndë goditi trajnerin e Cagliarit, Fabio Liverani. Bashkëshortja e tij Federica, e cila ishte e sëmurë prej disa kohësh, është ndarë nga jeta. Të dy ishin njohur që fëmijë. "Cagliari Calcio i bashkohet dhimbjes së teknikut Liverani për humbjen e Federica, nënë e fëmijëve të adhurueshëm Mattia dhe Lucrezia. Për ta shkon përqafimi i familjes kuqeblu", ishte mesazhi i ngushëllimit i klubit sard. “U.S. Lecce i shpreh ngushëllimet më të thella teknikut Fabio Liverani për humbjen e parakohshme të bashkëshortes së tij të dashur dhe përqafon fëmijët e tij Mattia dhe Lucrezia, duke marrë pjesë në dhimbjen e madhe për humbjen e nënës së tyre të dashur”, thuhet në tweet-in e Lecce, klub të cilin ish-mesfushori i Lazios dhe Fiorentinës e ka stërvitur nga viti 2017 deri në vitin 2020.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI