Flash

Rusia e pëson nga lufta në Ukrainë: nuk do të marrë pjesë edhe në Euro 2024

Lapsi.al 20 September 2022
Rusia e pëson nga lufta në Ukrainë: nuk do të marrë

Lajmi ishte i pritshëm prej disa ditësh dhe sot është zyrtar. Pas përjashtimit nga Botërori dhe Liga e Kombeve, vjen një tjetër goditje. Rusia nuk do të marrë pjesë as në kualifikueset për Euro 2024, si sanksion për pushtimin e Ukrainës.

Ka qenë Federata vendase e Futbollit që e ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi për shtyp: “Kombëtarja ruse nuk do të marrë pjesë në shortin për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian 2024. Short që do të mbahet më 9 tetor në Frankfurt. Motivi është vendimi i UEFA-s i marrë që në shkurtin e kaluar. Pezullimi i pjesëmarrjes së ekipeve kombëtare dhe klubeve ruse në turnetë nën kujdesin e organizatës "deri në një njoftim tjetër".

Lexo më tej: “U shkelën të drejtat tona themelore”: Rusia ankimon në CAS përjashtimin e kombëtares nga UEFA e FIFA

Një vendim i tillë u kundërshtua nga RFU në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës. Por edhe CAS, në korrik e hodhi poshtë ankimimin e bërë mha Rusia. Aktualisht Federata është në pritje të tekstit të plotë të vendimit të CAS, pas së cilës do të vendosë për hapat e mëtejshëm në fushën e mbrojtjes ligjore”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI