Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Nga raporti me lojtarët te zgjidhja për krizën, Inzaghi: “Skuadra është me mua, kthesa me Romën”

Lapsi.al 20 September 2022
Nga raporti me lojtarët te zgjidhja për krizën, Inzaghi:

‘Rrahja’ nga Udinese, humbja e tretë në shtatë ndeshjet e para të Serie A, hapi krizën e Interit. Kjo vuri në pikëpyetje trajnerin zikaltër, sidomos për menaxhimin e zëvendësimeve. Por Simone Inzaghi është i bindur se ende e ka ekipin në dorë dhe do të dijë si të dalë nga ky moment i errët. Lajmin e bën të ditur Gazzetta dello Sport, sipas së cilës nuk ka fraktura në dhomën e zhveshjes zikaltër. Të gjithë po vozisin në të njëjtin krah, edhe pse skuadra shpesh shfaqet e palidhur. Sipas gazetës rozë, në rifillimin e stërvitjes, Inzaghi do ta mbajë ekipin në tonus sepse tani është pika e kthesës. Vetëm duke menduar si grup mund të dilet nga kriza dhe është i nevojshëm një ndryshim i menjëhershëm i kursit.

Vështirësitë e fillimit të sezonit janë në sytë e të gjithëve, por për teknikun nuk mungojnë alibitë dhe këtë klubi e di mire. Mungesa e Perisic po rëndon më shumë se sa pritej. Disa lojtarë kyç si Skriniar dhe Brozovic janë jashtë formës dhe duhet kohë për t'u rikthyer. Pa harruar Lukakun, që gjithashtu ka qenë jashtë për një muaj për shkak të dëmtimit. Është e natyrshme të hasësh vështirësi me një kalendar aq të ngjashur sa të pengon të stërvitesh mirë. Por pas pauzës zikaltrit duhet të ndryshojnë marshin, në Itali dhe në Evropë.

ZGJIDHJA

E duhet ta bëjnë si grup, pasi sipas asaj që raporton La Gazzetta, Inzaghi nuk ka asnjë dyshim për sjelljen e lojtarëve. Dhoma e zhveshjes rreshtohet kompakt në të njëjtin drejtim dhe ndjek udhëzimet e trajnerit. Nëse nuk do të ishte kështu, ai “nuk do ta kishte problem të varte dikë në muret e Appianos siç ndodhi te Lazio vite më parë”.

Kështu, Inzaghi mbetet i salduar në pankinë. Trajneri ka mbështetjen e Curva Nord, vlerësimin e Marottas dhe klubit dhe gjithashtu atë të lojtarëve. Ndeshja kundër Romës duhet të jetë pika e kthesës.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI