Flash

Video/ Portieri i Racing çmendet e i bën gjeste të turpshme ultrasve rivalë: plas sherri masiv

Lapsi.al 19 September 2022
Video/ Portieri i Racing çmendet e i bën gjeste të turpshme
E pabesueshme ajo që ndodhi në Argjentinë në fund të ndeshjes mes Platense dhe Racing Club. Sfida përfundoi 1-0 në favor të miqve, por episodi erdhi pas fishkëllimës së fundit. Gabriel Arias, portieri argjentinas por i natyralizuar kilian, i skuadrës nga Avellaneda, humbi toruan. Ai nisi të bënte gjeste të turpshme në drejtim të ultrasve vendas. Gjeste që shkaktuan një sherr total, me lojtarë, stafet dhe punonjësit të përfshirë. Fundin e një ndeshje nervoze (7 kartonë të verdhë dhe një i përjashtuar), portieri i Racing Arias e bëri edhe më të tensionuar. I inkuadruar nga kamerat, ai u kthye drejt sektorit më të nxehtë të tifozëve të Platense. Me të dy duart ai filloi të bënte gjeste të turpshme duke iu drejtuar atyre. Një sjellje që shpërtheu në mënyrë të pashmangshme zemërimin e tifozëve kundërshtarë dhe krijoi kaos të pafund brenda fushës.

PASOJAT

Tifozët e Platense nisën t'i bërtisnin gjithçka portierit, ndërsa lojtarët vendas u përpoqën të bënin drejtësi. Në trazirat e përgjithshme që i përfshinë pothuajse të gjithë në fushë, arbitri më pas vendosi të përjashtojë Arias. Portieri i Racing më pas u dërgua me vështirësi në dhomën e zhveshjes ku u shfaq krejt i zemëruar. Por cila është arsyeja e këtyre gjesteve? 35-vjeçari numër 1 i kombëtares së Kilit gjatë gjithë ndeshjes ishte në shënjestër të tifozëve kundërshtarë me ofendime dhe thirrje raciste. Qëndrimi i tij, pavarësisht ofendimeve të marra, mbetet i pajustifikueshëm. E sipas të gjitha gjasave do t'i kushtojë një skualifikim të gjatë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI