Flash

Video/ Napoli i pari, Milan ndalet nga traversat: nga tribuna Spalletti 'grabit' pikët në San Siro

Lapsi.al 18 September 2022
Video/ Napoli i pari, Milan ndalet nga traversat: nga tribuna Spalletti

Napoli mposht Milan 2-1 në San Siro në ndeshjen e madhe të javës së shtatë të Serie A. Blutë e Spalletti konfirmohen kështu në krye të renditjes, duke barazuar pikët me Atalantën. Një pjesë e parë e fortë e kuqezinjve, por që përfundoi me rrjetat e paprekura. Në fillimin e pjesës së dytë, Napoli kaloi në avantazh me një penallti të Politanos (55'). Të besuarit e Piolit reaguan dhe barazuan rezultatin me Giroud (69'), por në minutën e 78-të erdhi befasia. Goditja fituese me kokë e zëvendësuesit Simeone, i shkaktoi Milan humbjen e parë të sezonit.

Napoli bën goditjen e madhe në San Siro dhe fiton ndeshjen me Milan, duke mposhtur kuqezinjtë 2-1. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Napoli kaloi në epërsi me Politanon me penallti, pas faullit të Dest ndaj Kvaratskhelia. Më pas erdhi goli i barazimit të Giroud dhe goli vendimtar i Simeones.

Lexo më tej: Video/ Atalanta ‘pushton’ Romën: dëmtohet Dybala, përjashtohet Mourinho

Me këtë fitore, të besuarit e Spalletti (i skualifikuar dhe për rrjedhojë në tribunë) arrijnë Atalantën dhe mbeten në krye të renditjes. Humbja në fakt tani e detyron Milanin të ndjekë dyshen e kreut. Për Djallin ndërpritet një seri prej 22 rezultatesh të dobishme radhazi në kampionat, disfata e fundit daton në janar (Spezia). Kuqezinjtë mund të ankohen për fat të keq, pasi Napoli u shpëtua dy herë nga traversa.

Serie A Italy

Udinese 3-1 Inter

Cremonese 0-4 Lazio

Fiorentina 2-0 Verona

Monza 1-0 Juventus

Roma 0-1 Atalanta

AC Milan 1-2 Napoli

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI