Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Inzaghi nën akuzë për zëvendësimet: "Ishin me kartona. Ndaj Udineses garë kush është më fajtori"

Lapsi.al 18 September 2022
Inzaghi nën akuzë për zëvendësimet: "Ishin me

Pritej një kapërcim në cilësi, duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme pas dy fitoreve radhazi me Torinon dhe Plzn, por erdhi më e keqja e humbjeve. E treta nga shtatë ndeshjet e kampionatit dhe e katërta në 9 ndeshje gjithsej nëse llogariten angazhimet në Championes. Simone Inzaghi nuk kërkon justifikime, edhe sepse asnjëherë si tani nuk ka qenë në bankën e të akuzuarve. Duke filluar nga zëvendësimet pas gjysmë ore e deri te rezultatet më të pakuptueshme: "Ndërrova Bastonin dhe Mkhitaryan sepse u ndëshkuan dhe sepse Udinese po i fitonte të gjitha duelet. Një shkundje për të ndryshuar gjërat. Udinese pati impakt më të mirë pavarësisht objektivit tonë fillestar. Duhet të reflektojmë për këtë humbje të keqe, Udinese e meritoi”.

Inzaghi tenton të analizojë momentin e skuadrës: "Si ka mundësi që përsëriten këto defekte? Nuk jemi në gjendje të kemi vazhdimësi. Janë tre ndeshje radhazi jashtë në të cilat kalojmë në avantazh dhe humbasim 3-1. Kjo nuk është e mirë. Sigurisht që duhej të bënim më shumë dhe më mirë”.

GABIMET

Ato që evidentohen janë veçanërisht problemet në mbrojtje: "Nëntë gola në tre ndeshje në transfertë... vitin e kaluar i pësuam në një fazë të tërë. Gabime kolektive dhe individuale, që duhet t'i kushtojmë më shumë vëmendje. Ne patëm gjithashtu fatin të shkojmë në avantazh dhe nuk mund të bësh një pjesë të parë të tillë. Më mirë në pjesën e dytë, por nëse lejon të gjitha këto goditje këndi mund të ndodhë që të pësosh gol. Humbje që dhemb, duhet të reflektojmë shumë".

Eshtë e panevojshme të thuhet se pozicioni i Inzaghit mund të mos jetë aq i fortë: "Nëse më pas humbet tre ndeshje nga shtatë, ka pyetje për të bërë, ne vazhdojmë të punojmë me stafin dhe të gjithë. Unë jam përgjegjësi i parë dhe duhet të bëj më mirë. Duhet të fitojmë duelet dhe të jemi më të vendosur”.

Natyrisht që gabimet nuk kufizohen vetëm në mbrojtje, sepse edhe mesfusha është paksa pasive, sidomos në fazën e mbulimit: "Ka një garë kush është më fajtor, nuk ndalem të shoh vetëm një repart. Ka gabime individuale dhe kolektive që, të mbledhura së bashku, të bëjnë të humbasësh tre sfida. Jemi Interi dhe nuk mund ta lejojmë". Për zikaltrit mbetet vetëm të shohin përpara sepse sfidat, pas pushimit të kombëtares, janë ato kundër Romës dhe Barcelonës.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI