Flash

Video/ Tris i Arsenal ndaj Brentford: Gunners kthehen në krye të Premier

Lapsi.al 18 September 2022
Video/ Tris i Arsenal ndaj Brentford: Gunners kthehen në krye të

Arsenal u rikthye të kryesojë Premier League pas shtatë javësh falë një fitore të pastër 3-0 në Brentford. Gunners kështu parakalojnë Manchester City dhe Tottenham, duke u rikthyer një distancë përpara dy skuadrave të vendit të dytë (18 pikë me 17). Golat e Saliba, Gabriel Jesus dhe Vieira zgjidhën ndeshjen që në fillim të pjesës së dytë, duke e bërë të thjeshtë për njerëzit e Artetës. Brentford u ndal në mes të tabelës.

Lexo më tej: Video/ Arsenal merr komandën: nis me humbje Roma në Europa League, shembet Union Berlin ndaj Royale Union

Arteta i përgjigjet kështu fitoreve të djeshme të Guardiolës dhe Contes dhe rikthehet në krye të renditjes së Premier League pas shtatë javësh: 18 pikë për Arsenal dhe 17 për dy ndjekësit. Gunners rikuperojnë terren pas humbjes 3-1 ndaj Manchester United në raundin e fundit. Një performancë e rëndësishme për një fitore të lehtë 3-0 ndaj Brentfordit në transfertë. Sfida u zgjidh praktikisht pas më pak se gjysmë ore lojë. Golat e Saliba dhe Gabriel Jesus mes minutave 17 dhe 28 e vendosën nga do anonte suksesi. Pas vetëm katër minutash nga fillimi i pjesës së dytë, Vieira fiksoi trisin që mbylli përfundimisht llogaritë. Brentford nuk reagoi dot dhe të besuarit e Artetës ia dolën pa problem me zotërimin e zakonshëm të topit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI