Flash

Video/ Udinese magjike: përmbys avantazhin e Interit me tre gola dhe kryeson Serie A

Lapsi.al 18 September 2022
Video/  Udinese magjike: përmbys avantazhin e Interit me tre gola dhe

Udinese e Sottil vazhdon të impresionojë me ecurinë e tyre në kampionat. Bardhezinjtë mundën 3-1 Inter në javën e shtatë të Serie A. Friulianët e panë veten në disavantazh në minutën e 5' në goditjen e lirë të Barella. Bardhezinjtë reaguan duke barazuar falë autogolit të Skriniar (22'). Pjesa e dytë krejt e njëanshme me vendasit që gjetën golin e përmbysjes në minutën e 84 me Bijol. Në fund Arslan i dha përmasa fitores, duke e vendosur Udinese në krye të renditjes me 16 pikë.

U duk një fillim i lehtë për Interin, që kaloi në epërsi në minutën e 5' me një goditje dënimi. I shkëlqyer Barella që mposhti Silvestrin. Skuadra e Sottilit nuk e ndjeu goditjen, përkundrazi, minutë pas minute u rrit në intensitet. Frytet u panë në minutën e 22-të me friulianët që favorizuan autogolin e Skriniar gjatë një goditje dënimi. Zikaltrit u kuptua që ishin në telashe, kështu që Simone Inzaghi përmbysi strategjitë pas gjysmë ore. Jashtë Bastoni dhe Mkhitaryan, për Dimarco dhe Gagliardinin, për të provuar të ndryshojë drejtimin e lojës. Në pushim megjithatë shkohet në 1-1.

Lexo më tej: Video/ Handanovic pret, Brozovic befason Torinon në minutën e 89′: Inter ngrihet pas humbjeve, duke vuajtur

Performanca e ofruar në pjesën e dytë nga skuadra e Sottilit është e shkëlqyer. Disa herë friulianët iu afruan epërsisë, që erdhi në minutën e 84 me Bijol që mposhti Handanovic. Trisi bardhezi u fiksua nga Arslan, në shtesë të plotë. Në pritje të ndeshjeve të tjera, Udinese gëzon një vend të parë të jashtëzakonshëm në renditje me 16 pikë të shënuara.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI