Flash

Penallti me VAR në shtesë: Erzeni i pari, mes polemikave

Lapsi.al 17 September 2022
Penallti me VAR në shtesë: Erzeni i pari, mes polemikave

Një tjetër fitore dhe një tjetër portë e paprekur. Erzeni thyen Lacin dhe ngjitet në vendin e parë të renditjes, duke qendruar i pathyer dhe duke bërë një tjetër mrekulli në këtë sezon të Superiores. Një penallti e akorduar në minutat shtesë i ka dhënë mundësinë Kahrimanoviç të shënojë golin e fitores. Fundoset kështu Laci dhe Vukicevic që në 5 javë ka një fitore e katër humbje.

Një ndeshje e luftuar dhe me episode që do të vazhdojnë të bëjnë të diskutohet që në pjesën e parë. Tre pretendime për penallti në total që nuk u gjykuan të tillë nga arbitri Meta. Sikur të mos mjaftojë, ka edhe një gol të anuluar Lacit me ndihmën e VAR.

Por ishte Erzeni që kërkoi me ngulm golin gjatë gjithë duelit, duke vënë në vështirësi disa herë kurbinasit dhe duke tentuar portën me Kadriun, Nonaton e Alan. Por për ta zgjidhur ndeshjen u desh një penallti e minutës së fundit shtesë kur Dajsinani rrëzoi Nonaton në zonë. Kahrimanoviç nuk gaboi duke i dhënë Erzenit fitoren e parë historike ndaj Laçit, por edhe për herë të parë kreun në renditjen e Superiores.

Shijakasit kanë shifrat më të jashtëzakonshme në këtë start kampionati. Tre fitore e dy barazime tre gola të shënuar e asnjë të pësuar. 11 pikë për të besuarit e Kapllanit, që kanë zhytur më keq në krizë Vukiçeviç. Durimi ka një kufi dhe në Lac po e mendojnë shkarkimin e malazezit, në të njëjtën javë si edicionin e kaluar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI