Flash

Video/ E pabesushme në Serbi: arbitri anulloi golin, duke parë rastin në telefonin e një tifozi

Lapsi.al 17 September 2022
Video/ E pabesushme në Serbi: arbitri anulloi golin, duke parë rastin
Ndërsa në Shqipëri e në kampionatet elitare europiane diskutohet mbi vendimet e VAR ose arbitrave, në Serbi ka nga ata që përdorin metoda më të thjeshta. Në një ndeshje, arbitri serb, gjatë një ndeshje kampionati, e përmbysi vendimin e tij, pasi pa rastin në telefonin smartphone të një tifozi prezent në shkallët e stadiumit. Zyrtarit të ndeshjes iu desh të përballej me një episod të dyshimtë gjatë ndeshjes së një divizioni inferior. Një lojtar arriti të shënojë me kokë dhe sipas gjyqtarit goli ishte i rregullt. Megjithatë, skuadra kundërshtare dhe tifozët e tyre nuk ranë dakord dhe filluan të protestojnë. Sipas tyre, në fakt lojtari që kishte shënuar golin ishte në pozicion jashtë loje. Arbitri nuk e humbi toruan dhe e zgjidhi menjëherë problemin. Ai zgjodhi të rishikojë aksionin. Në VAR? Jo ekzaktësisht. Lexo më tej: Skandali i golit të anulluar të Milik, Bonucci: “Candreva më mbante në lojë, VAR e injoroi” Një VAR "bëje vetë", kështu mund të përcaktohet. Arbitri mbërriti te tifozët dhe i pyeti se kush kishte regjistruar minutat e fundit të lojës para protestës. Për fat të mirë, një burrë kishte filmuar të gjithë aksionin dhe ia tregoi videon arbitrit. Pasi kontrolloi në smartphone, arbitri e rrëzoi vendimin e tij. Lojtari ishte jashtë loje, kështu që goli nuk ishte i vlefshëm. Imazhet dhe videot e kësaj skene surreale kanë pushtuar rrjetin. Ka nga ata që kanë pyetur nëse përdorimi i telefonave inteligjentë lejohet nga ndonjë rregullore dhe nga ata që kanë ironizuar: "VAR tani është i disponueshëm në Google Play Store".

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI