Flash

Dobi përgatit surprizën: ja ndryshimet e Kukësit ndaj Partizanit

Lapsi.al 17 September 2022
Dobi përgatit surprizën: ja ndryshimet e Kukësit ndaj Partizanit

Gjithcka nis nga dy pikë në katër ndeshje. E megjithatë, është një fillim i ri, kundër një kundërshtari të vjetër. Enkelejd Dobi debuton në Superiore e në pankinën veri lindore me një dëshirë të madhe për të bërë mirë. Por tekniku duhet tia dalë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë për t'u vënë përfund. Ish-sulmuesi ka idenë e tij për lojën dhe përpara se të vendoste, priti të njohë lojtarët. Në këtë pikë, maturohet gjithnjë e më shumë mendimi për të zbritur në fushë me klasiken 4-4-2. Në fakt, kjo mënyrë e rreshtimit në fushë është prezant në të gjithë skuadrat me të cilat ka punuar Dobi.

Problemi është se në debutimin e tij, tekniku i ri i Kukësit duhet të bëjë pa qendërmbrojtësin kryesor të skuadrës, portugezin Tiago Ferreira. 29 vjecari është ndëshkuar me karton të kuq në transfertën me Teutën dhe do ti japë vendin e tij Bytycit. Ky i fundit do të tërhiqet në qendër bashkë me Ilieskin, ndërsa Ndreca e Meksi në krahë. Mesfushë me katër, me një qendër që përdor mirë topin të formuar nga Moraes e Taipi. E sigurtë në të majtë prezenca e Gyasi, ndërsa në krahun tjetër favorit është Haxhiu, që ka shqetësimin gjithësesi të Peposhit. Dyshja e sulmit mendohet të jetë Basa e Daci, me Zivkovic që është gati të bëjë të pamundurën për të rifituar statusin e titullarit.

Lexo më tej: Krahasimi me Brad Pitt, shembujt e gatimit dhe llogaritë gabim: prezantohet trajneri i ri i Kukësit

Sidoqoftë, tek Kukësi fryn era e ndryshimeve dhe Dobi shpreson të ketë impaktin e duhur që në javën e parë të tij, sepse Partizani është edhe skuadra kryesuese dhe nëse synohet titulli, duhen ndalur të kuqtë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI