Flash

Neymar, akuzon arbitrin nga dhomat e zhveshjes: “Turp për futbollin”

Lapsi.al 15 September 2022
Neymar, akuzon arbitrin nga dhomat e zhveshjes: “Turp për
PSG fiton, por nuk mungojnë polemikat. Neymar, në fund të ndeshjes, u tërbua. Dy fitore në dy ndeshje në këtë Champions League për skuadrën e Christophe Galtier. Në stadiumin Sammy Ofer parisienët fituan 3-1 ndaj Maccabi Haifa. Një sukses i firmosur nga treshja e çudirave, Messi, Mbappé dhe Neymar. Braziliani, megjithatë, nuk ishte i lumtur në fund të lojës. O Ney, në fakt, u ndëshkua me të verdhë për festimin e tij dhe shfryu inatin në rrjetet sociale. Neymar, në minutën e 88-të, shënoi golin e tretë për skuadrën franceze. Pasi mposhti portierin Josh Cohen, braziliani nisi festën: gishtat e mëdhenj në kokë dhe gjuhën jashtë, marka e tij. Një ngazëllim që nuk i referohet tifozëve apo skuadrave kundërshtare, por arbitri ndoshta nuk e dinte. Gjyqtari Daniel Siebert i dha menjëherë kartonin e verdhë sulmuesit. O Ney u përpoq të shpjegonte se ishte një festimi tipik i tij dhe jo një provokim për kundërshtarët. Por Siebert nuk ndryshoi mendje: një karton të verdhë për Neymar. Lojtari i PSG-së nuk e mori aspak mirë dhe pasi u kthye në dhomat e zhveshjes, filloi të postonte mesazhe në rrjetet sociale kundër arbitrit. 30-vjeçari ka postuar video dhe foto nga festimi i tij dhe ka shkruar: “U ndëshkova se isha i lumtur!! Është i vetmi shpjegim, është shaka, qesharake dhe është turp për futbollin”.

REAGIMI

Braziliani më pas publikoi një postim të gjatë për të përsëritur pafajësinë e tij dhe gabimin e arbitrit: “Mungesë totale e respektit për sportistin. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Unë marr një të verdhë thjesht se nuk bëra asgjë dhe ata vazhdojnë të më bëjnë keq. Arbitri? As e mendoi se e kishte gabim! Mungesë e madhe respekti”. Neymar gjithashtu bëri një live nga dhoma e zhveshjes, gjatë së cilës i kërkoi publikisht Siebertit sqarime dhe la hashtagun #liberaacomemoracaoDanielSiebert (festim i lirë). Shumë tifozë shprehën mbështetjen e tyre për brazilianin: “Ai u ndëshkua se u argëtua në fushë”. Dhe në fund dikush shkruan: "Lojtarët e Maccabi Haifa nuk u ndjenë të provokuar nga festimi i tij dhe arbitri i dha rastësisht një karton të verdhë, por çfarë do të thotë?".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI