Flash

Minutë heshtje e flamuj në gjysëmshtizë: Premier nderon Mbretëreshën

Lapsi.al 15 September 2022
Minutë heshtje e flamuj në gjysëmshtizë: Premier nderon

Pas shtyrjes së javës së kaluar, Premier League është gati të kthehet në fushë. Do ta bëjë këtë fundjavë dhe ka dhënë edhe indikacione se si do të nderohet e ndjera Mbretëresha Elizabeth II. “Të gjitha ndeshjet e Premier League të planifikuara ndërmjet të premtes 16 dhe të dielës 18 shtator do të ofrojnë mundësinë për Ligën, klubet dhe tifozët që të bashkohen për të nderuar Madhërinë e Saj Mbretëreshës Elizabeth II, duke nderuar jetën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm për kombin dhe botën. - thuhet në deklaratë .

"Tifozëve do t'u kërkohet të mbajnë një minutë heshtje. Pas kësaj do të jetë himni kombëtar "God Save The King." Ekranet e mëdha dhe panelet rrethuese LED do të tregojnë imazhe të Madhërisë së Saj. Flamujt e stadiumeve do të valëviten në gjysmështizë. Kur ora të arrijë në minutën e 70-të, tifozët do të luten të duartrokasin 70 vitet e mbretërimit të Mbretëreshës."

Lexo më tej: Protestë e tifozëve të Bayern, ndaj UEFA-s: “Respektoni tifozët”

Premier League nuk zbriti në fushë fundjavën e kaluar, pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth në moshën 96-vjeçare. Në Angli, në fakt, u mbajt një periudhë zie prej 10 ditësh, deri në ceremoninë funerale, e çdo ngjarje sportive u shty sipas protokollit.

Kampionati anglez, për edhe ndeshje të skuadrave britanike në Europë, u ndalën ose u shtynë për të respektuar largimin nga jeta të mbretëreshës. Në program ishte super-ndeshja Manchester City-Tottenham, e shtyrë gjithashtu. Edhe në Champions, Rangers doli në fushë 24 orë më vonë nga sa ishte parashikuar, për të luajtur kundër Napolit. Sfida pastaj përfundoi me fitoren e italianëve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI