Flash

Tifozët e Dinamos shkatërrojnë Milanon: thikë në të pasme një tifozi kroat

Lapsi.al 15 September 2022
Tifozët e Dinamos shkatërrojnë Milanon: thikë në
Incidente e përplasje para dhe pas ndeshjes së Champions mes Milanit dhe Dinamos së Zagrebit, të luajtur në San Siro. Mbi 2500 tifozë kroatë, me bluza të zeza, një pjesë të armatosur me shkopinj dhe thika, vërshuan në Milano dhe shkaktuan probleme. Ata që e pësuan, siç mund ta shihni në videon më poshtë, edhe një shitës fast food-i. Ai u sulmua dhe mbeti viktimë e dhunës së çmendur të “Blue Bad Boys”. Shumë të dernoncuar, e mes kroatëve edhe një tifoz i goditur me thikë në të pasme dhe jo në rrezik për jetën. Lexo më tej: Milan merr kryesimin e grupit: Shakhtar hap fals në Champions BILANCI I POLICISË “Gjysmë ore para fillimit të ndeshjes mes Milan e Dinamos së Zagrebit, policia e shtetit kishte 36 tifozë kroatë të shoqëruar në komisariat për identifikim. Prej tyre 23 janë denoncuar për arsye të ndryshme”, thuhet në një shënim nga selia e policisë. Rreth orës 16.20, policia ndërhyri në rrugën Capecelatro ku dy tifozë vizitorë u sulmuan nga persona me kapuç. Njëri prej të dyve u dërgua me kodin e gjelbër në spitalin e San Carlos. Komisari i policisë së Milanos, Giuseppe Petronzi, për momentin ka lëshuar tashmë 19 përjashtime një vjecare. Për një shtetas kroat, të cilit iu gjetën në pronësi shtatë thika, përjashtimi u dha për dy vjet. Incidente dhe përplasje kanë ndodhur edhe në fund të ndeshjes. Dy grupet e tifozëve, të armatosur me shkopinj, kanë rënë në kontakt disa herë në zonën e Piazza Axum. Më të keqen e parandaloi vetëm ndërhyrja e policisë, e cila përdori edhe gaz lotsjellës. Trembëdhjetë ultras kroatë u bllokuan dhe u shoqëruan në komisariat. Nuk raportohet për të lënduar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI