Flash

Milan merr kryesimin e grupit: Shakhtar hap fals në Champions

Lapsi.al 14 September 2022
Milan merr kryesimin e grupit: Shakhtar hap fals në Champions

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes të së mërkurës në Champions League. Sukses i rëndësishëm i Milan, që mposhti 3-1 në San Siro Dinamon e Zagrebit. Skuadra e Piolit merr kryesimin e grupit dhe pret e qetë përplasjen direkte me Chelsea. Hap fals ndërkohë i Shakhtar, i ndalur në shtëpi 1-1 nga Celtic.

MILAN 3-1 DINAMO ZAGREB

Milan nuk gabon në Champions League dhe e orienton situatën e grupit në kahun e duhur. Pas barazimit me Salzburg, në turin e dytë të Grupit E, skuadra e Piolit mundi 3-1 Dinamon e Zagrebit. Me 4 pikë, kuqezinjtë ngjiten në krye të renditjes. Në San Siro në pjesën e parë kuqezinjtë bënë lojën dhe pas disa gabimeve fillestare zhbllokuan ndeshjen me penallti. Giroud u tregua i saktë në fundin e pjesës së parë (45'). Në pjesën e dytë Saelemaekers (47') dyfishoi shifrat me një goditje me kokë, ndërsa Orsic (56') tentoi të rihapte ndeshjen pas një magjie të Petkovic. Llogaritë nuk ishin bërë me Pobega (77'), që siguroi rezultatin me një të djathtë nën traversë.

Lexo më tej: Champions League, spostohet ndeshja Rangers-Napoli: policia nuk e merr përsipër sigurinë

SHAKHTAR DONETSK 1-1 CELTIC

Ndalon në ndeshjen në shtëpi Shakhtar Donetsk, në një gjysëm hap fals në raundin e dytë të Champions. Ukrainasit, pasi kishin fituar 1-4 në Gjermani me Lepzig, nuk shkojnë përtej 1-1. Celtic arriti të rezistojë, edhe falë një autogoli të shpejtë të Bondarenkos (10'). Rezultati u komplikua, por Shakhtar arriti të barazojë në 29' me Mudryk, me asistin e Sudakov. Katër pikë për Shakhtar, që humbi mundësinë të ishte me pikë të plota, ndërsa skocezët mbeten me 1.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI